Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka akuzuar nivelin qendror se po e pamundëson krijimin e ndërmarrjes publike lokale “Ulpiana”, që sipas tij do e zgjidhte problemin e mbledhjes së mbeturinave në këtë komunë dhe do të angazhoheshin 58 punonjësit e “Pastrimit” të cilëve u është marrë e drejta për kryerjen e shërbimeve.
Ahmeti ka thënë se vendimi për themelimin e Ndërmarrjes Komunale “Ulpiana” u mor në Kuvendin Komunal më 29 prill të vitit 2021 dhe se një muaj më vonë ishte marrë edhe konfirmimi i ligjshmërisë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Po ashtu ka thënë se është dorëzuar edhe aplikacioni e janë dërguar shkresa të shumta, por nuk është marrë asnjë përgjigje nga Ministria e Ekonomisë dhe s’ka pasur rrjedhimisht as lëvizje nga Qeveria e Kosovës.
“Pavarësisht këtyre veprimeve, komunikimeve të vazhdueshme telefonike dhe shkresave zyrtare, deri më sot Komuna e Lipjanit nuk ka marrë asnjë përgjigje zyrtare nga ministria përkatëse, as pozitive dhe as negative. Pse është e rëndësishme themelimi i “Ulpianës”? Sot qytetarët e Lipjanit po përballen me një gjendje të pakënaqshme në shërbimin e grumbullimit dhe transportimit të mbeturinave”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Kompania Rajonale “Pastrimi” deri më tash është përkujdesur për mbledhjen e mbeturinave edhe në Lipjan. Por, Ahmeti ka thënë se kjo kompani nuk po arrin të ofrojë shërbim efikas në mungesë të kapaciteteve.
“Madje edhe vetë përfaqësuesit e menaxhmentit të kompanisë kanë deklaruar se nuk posedojnë resurset e nevojshme për ta përmbushur këtë shërbim në mënyrë efikase. Gjendja në terren, e dëshmuar nga grumbullimi i mbeturinave në hapësira të ndryshme, është treguesi më i qartë i vështirësive me të cilat po përballet kompania. Komuna e Lipjanit, në disa raste i ka dalë në ndihmë kompanisë “Pastrimi”, duke ofruar mekanizëm dhe resurse të tjera, me qëllim të përmirësimit të shërbimit. Megjithatë këto përpjekje nuk kanë arritur të sigurojnë efikasitetin e nevojshëm dhe zgjidhjen e qëndrueshme të problemit”, tha Ahmeti.
Ai ka thënë se shkaku i këtyre rrethanave është kontraktuar një operator privat.
Lipjan Belediyesi, merkezi Ferizaj'da bulunan "Ledi Sh.PK" şirketiyle belediye sınırları içindeki atık toplama hizmetleri için üç yıllık bir sözleşme imzaladı.
“Pikërisht këto rrethana dhe nevoja për të garantuar një shërbim më të mirë për qytetarët e kanë bërë të domosdoshme që Komuna të ndërmarrë veprime konkrete dhe të kontraktojë operator privat për shërbimet e grumbullimit dhe transportimit të mbeturinave. Të nderuar qytetarë, këto janë faktet dhe kjo është kronologjia e dokumentuar e një procesi institucional që ka nisur me vendim të Kuvendit Komunal dhe për të cilin Komuna e Lipjanit ka ndërmarrë veprimet dhe ka përmbushur procedurat që i takojnë. Heshtja institucionale nuk mund të jetë përgjigje ndaj një kërkese të ligjshme të një komune dhe interesit të qytetarëve të saj. Qytetarët meritojnë ta dinë të vërtetën, ndërsa institucionet kanë për detyrë të japin përgjigje. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë zgjidhje, të ushtrojmë përgjegjësitë tona dhe të punojmë për shërbime më cilësore për qytetarët e Lipjanit”, ka shkruar Ahmeti.
Lipjan'daki "Pastrimi" şirketinde çalışan 58 işçi, işlerini kaybetme korkusuyla Pazartesi günü protesto gösterisi düzenledi.
Ekim ayı sonunda Lipjan Belediyesi atık toplama hizmetlerini özel bir şirkete verdi; dolayısıyla kamu kuruluşu olan "Pastrimi" artık bu hizmeti sağlayamıyor.
"Pastrimi" işçilerinin temsilcisi Mehdi Krasniqi, yaratılan durumdan şirket yönetimini sorumlu tutuyor.
Ona göre, atık toplama işinde kullanılan kamyonlar tamir edilmediği için hizmetlerini yerine getiremiyorlar.
KOHA ka pyetur Ministrinë e Ekonomisë dhe Qeverinë e Kosovës lidhur me kërkesën e Lipjanit për themelimin e ndërmarrjes “Ulpiana”. Por, ende nuk ka marrë përgjigje.
Fushë-Kosova ka krijuar ndërmarrjen e saj publike “Fushë Kosova” më 22 korrik të këtij viti. E në Obiliqi nga 1 qershori i vitit 2026 ka marrë përgjegjësinë e menaxhimit të mbeturinave ndërmarrja “Kastrioti”.