TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
DÜNYA

Portekiz'de alarm verildi, şiddetli yağmur ve kuvvetli rüzgarların neden olacağı bir fırtına bekleniyor.

Portugalia

Fotoğraf: Associated Press

Portugalia do të mbyllë të mërkurën shkollat dhe shërbimet publike jo thelbësore, pasi stuhia Charles pritet të sjellë reshje të dendura shiu dhe erëra të fuqishme në disa pjesë të vendit.

“Të gjithë ata që kanë mundësi duhet të qëndrojnë në shtëpi”, ka deklaruar ministri i Brendshëm i Portugalisë, Luis Neves, në një konferencë për media të martën. Ai ka paralajmëruar qytetarët të qëndrojnë larg zonave bregdetare dhe, aty ku është e mundur, të punojnë nga shtëpia.

“Është një periudhë e vështirë dhe sfiduese. Vendi do të vihet në provë, veçanërisht nesër, duke pasur parasysh skenarin e parashikuar”, citohet të ketë thënë ai për gazetarët, sipas medias portugeze Diario de Noticias.

Ministri ka bërë të ditur se gjendja e alarmit do të jetë në fuqi të mërkurën, nga ora 00:00 deri në 23:59.

Tetë qarqe të vendit, përfshirë kryeqytetin Lisbonë, janë vendosur nën nivelin më të lartë të alarmit të kuq për shkak të kushteve ekstreme atmosferike.

Stuhia pritet të mbërrijë në Portugalinë kontinentale të mërkurën në mëngjes, pasi të kalojë fillimisht mbi ishullin e Madeirës gjatë mbrëmjes të së martës.

Një zyrtar i Agjencisë Portugeze të Mjedisit ka bërë të ditur se 101 komuna rrezikohen nga përmbytjet.

Ai ka paralajmëruar se kulmi i baticës pritet të regjistrohet të mërkurën në orën 15:20, sipas kohës lokale.

Ndërkohë, Portugalia kontinentale vijon të jetë nën ndikimin e stuhisë Bruna, e cila ndodhet në veri të arkipelagut të Azoreve dhe ka sjellë reshje të dendura shiu, duke shkaktuar edhe vështirësi në transport.