КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Остали спортови

Косово поражено од Фарских Острва у квалификацијама за Европско првенство 2028.

Рукомет

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll e ka luajtur të mërkurën mbrëma ndeshjen e parë të fazës kryesore kualifikuese për Euro 2028.

Në Torshavn, në atmosferë të shkëlqyer dhe palestër të mbushur plot me shikues, hendbollistët kosovarë pësuan nga ata të Ishujve Faroe me rezultatin 37:30. Ishujt Faroe ishin favoritë dhe dëshmuan këtë me paraqitje në fushën e lojës. Me lojën tipike të tyre, hendbollistët e Ishujve Faroe kanë mbajtur epërsi të lartë në shumicën e kohës. Shkëputja nisi herët në ndeshje, ndërsa në pjesën e dytë përfaqësuesja vendase mbajti vazhdimisht epërsi bindëse.

“Por edhe paraqitja e Kombëtares sonë duhet vlerësuar. Angazhimi ishte maksimal dhe jep shpresë për vazhdim të kampanjës kualifikuese”, ka shkruar FHK-ja.

Portierët Liridon Zena dhe Haris Berisha janë dalluar te Kosova.  Zena i kishte tetë pritje, kurse Berisha gjashtë. Bujar Ramosaj i shënoi gjashtë gola nga shtatë tentime. Drilon Tahirukaj realizoi pesë gola nga gjashtë gjuajtje. Pesë gola i kishte edhe Drenit Tahirukaj, por nga nëntë tentime. Drenit Tahirukaj u vlerësua më i miri i ndeshjes nga përfaqësuesja e Kosovës.

Menjëherë të dielën prej orës 17:15, Kosova në Ferizaj luan me Hungarinë, favoriten e grupit. Hungaria fillimisht luan të enjten nga ora 18:00 me Malin e Zi.

Kosova e Ishujt Faroe janë përballur edhe në kualifikimet e kaluara për Evropian. Në Torshavn, Ishujt Faroe kishin fituar me rezultat 32:21, dy vjet më parë. Ndërkohë në Prishtinë, Ishujt Faroe kishin fituar me dy gola dallim, 25:23. Me fitore në atë ndeshje, Kosova do të kualifikohej në Evropian. Por synimi i madh mbeti pa realizuar.