КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Showbiz

Расел Бренд осуђен на 10 година и шест месеци затвора због силовања и сексуалног напада

Русселл Бранд

Русселл Бранд

Фото: Ассоциатед Пресс

Aktori dhe komediani britanik Russell Brand është dënuar me 10 vjet e gjashtë muaj burgim, pasi u shpall fajtor për një akuzë përdhunimi dhe tri akuza për sulm seksual. Gjatë shpalljes së vendimit, gjykatësi ka thënë se Brand ishte shndërruar në një “grabitqar seksual” dhe se sjellja e tij tregonte “arrogancë të jashtëzakonshme”, ka shkruar ББЦ.

Gjykatësi Justice Bennathan ka thконтејнер se statusi i famshëm i Brandit e kishte mbrojtur atë deri në vitin 2023, kur një hetim i përbashkët i Channel 4 dhe The Sunday Times nxiti gra të tjera të dilnin publikisht dhe të tregonin përvojat e tyre.

Duke iu drejtuar të pandehurit, gjykatësi ka thënë se gjatë gjyqit ai kishte bërë një sërë deklaratash të pavërteta, përfshirë pretendimin se nuk kishte prekur kurrë një grua pa pëlqimin e saj.

Ai përmendi gjithashtu sjelljen e Brandit gjatë incidenteve, duke theksuar se ajo dëshmonte arrogancë dhe mungesë respekti ndaj viktimave. Për një prej sulmeve seksuale, të ndodhur në studiot e Choice FM në Londër, gjykatësi ka thënë se veprimi kishte shkaktuar edhe poshtërim të viktimës, pasi kishte ndodhur në prani të personave të tjerë.

Në lidhje me përdhunimin e vitit 2009, ai ka veçuar edhe faktin që Brand i kishte kërkuar viktimës të pastronte çarçafët e tij, duke e cilësuar këtë si një akt poshtërues.

Brand u shpall fajtor për katër vepra penale të kryera ndaj grave të ndryshme gjatë një periudhe pesëvjeçare. 

Sulm seksual në vitin 2004: Në një bar në Soho të Londrës, ai kapi gjoksin e një gruaje që sapo kishte takuar në një festë ditëlindjeje.

Sulm seksual në vitin 2004 ose 2005: Në studiot e Choice FM, ai kapi fytyrën e një gruaje, e puthi pa dëshirën e saj dhe i preku gjoksin dhe të pasmet.

Përdhunim në vitin 2009: Në banesën e tij në Hampstead, Londër, ai përdhunoi një grua, e cila kishte shkuar atje pas një takimi në teatrin Hammersmith Apollo. Gruaja dëshmoi se i kishte kërkuar të ndalonte, por ai nuk e kishte dëgjuar.

Sulm seksual në vitin 2009: Gjatë punës në një projekt të Channel 4, ai ka vendosur kokën në zonën intime të një kolegeje pa pëlqimin e saj.

Gjykatësi ka shpjeguar se dënimet për veprat e ndryshme nuk do të ekzekutoheshin të gjitha njëra pas tjetrës. Megjithatë, ai ka theksuar se dhënia e dënimeve të njëkohshme për të gjitha veprat nuk do të pasqyronte rëndësinë e përgjithshme të krimeve të kryera.

Sipas tij, dënimi përfundimtar duhej të ishte i drejtë dhe proporcional me peshën e veprave.

Pas shpalljes së vendimit, Brand nuk ka reaguar ndaj dënimit të gjatë dhe u shoqërua drejt qelive. Para se të largohej, ai ndaloi për një çast dhe i tha me lëvizjen e buzëve bashkëshortes së tij, Laura Brand: “Të dua”.