КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Lifestyle

Чешаљ инспирисан филмом „Запетљана“ обећава борбу против губитка косе

Чешаљ, чије је име инспирисано Дизнијевим анимираним филмом „Запетљана“

Чешаљ, чије је име инспирисано Дизнијевим анимираним филмом „Запетљана“

Një pajisje e re në formën e një krehëri mund të sjellë një zgjidhje premtuese për personat që vuajnë nga rënia e flokëve. E quajtur “Detangle”, ajo është zhvilluar nga studiuesit e Universitetit Beihang në Kinë dhe, sipas testeve të para, ka treguar rezultate më të mira se minoxidili, përbërësi aktiv i produktit kundër rënies së flokëve që quhet Rogaine, ka shkruar Тхе Нев Иорк Пост.

Krehëri, emri i të cilit është frymëzuar nga filmi i animuar i “Disneyt” “Tangled”, ka dhëmbëza të posaçme me elektroda që lëshojnë impulse të vogla elektrike. Këto ndihmojnë që trajtimi të depërtojë më thellë në lëkurën e kokës dhe të arrijë drejtpërdrejt te folikulat e flokëve, duke nxitur rritjen e tyre.

Në një studim të publikuar në revistën shkencore Природа комуникације, pajisja u testua te minjtë, me rezultate premtuese. Pas 28 ditësh përdorimi, një herë në tri ditë, ajo mundësoi rritjen e plotë të flokëve në zonat e rruara. Në të njëjtën periudhë, minoxidili arriti rreth 70 për qind rikthim të flokëve, ndërsa edhe finasteridi dha rezultate më të dobëta.

Studiuesit zbuluan gjithashtu se pajisja ndihmon në krijimin e enëve të reja të gjakut rreth folikulave të flokëve, duke përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe duke favorizuar rritjen e tyre.

“Shpërndarja e sigurt dhe efikase e trajtimit mbetet çelësi për suksesin në luftimin e rënies së flokëve”, thuhet në raportin e studimit.

Pavarësisht rezultateve, pajisja ende nuk është testuar te njerëzit dhe nuk dihet nëse do të ketë të njëjtin efekt edhe te personat që vuajnë nga rënia e flokëve.

Aktualisht, minoxidili dhe finasteridi mbeten dy nga trajtimet kryesore të miratuara nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) për këtë problem.

Ndërkohë, po zhvillohen edhe alternativa të tjera. Një version i minoxidilit në formë tabletash, i quajtur VDPHL01, ka treguar rezultate pozitive në rritjen e flokëve te burrat pas gjashtë muajsh përdorimi.

Një tjetër trajtim eksperimental, TH07, kombinon tri substanca, finasterid, minoxidil dhe latanoprost, dhe në studimet e raportuara ka treguar rezultate më të mira sesa përdorimi i secilës prej tyre veçmas.

Megjithatë, krehëri “Detangle” mbetet në fazën eksperimentale dhe nevojiten studime te njerëzit për të vërtetuar sigurinë dhe efektivitetin e tij.

Fotografi nga filmi i animuar "Tangled":