Këshilli Prokurorial dhe Policia kanë suspenduar zyrtarët që pretendohet se kanë neglizhuar paralajmërimin e tani të ndjerës, Arlinda Zekaj, për rrezikun që i kanosej brenda shtëpisë së saj. KPK-ja ka suspenduar kryeprokuroren e Pejës dhe prokuroren e rastit, kurse Policia 11 zyrtarë policorë
Katër ditë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, prokurorë e policë janë suspenduar me dyshimin për neglizhim të rastit.
Në një mbledhje të enjten, Këshilli Prokurorial ka miratuar suspendimin e kryeprokurores së Pejës, Lumturije Vuçetaj, dhe Arlinda Nallbani-Gacaferrit, prokurore e rastit të Arlinda Zekajt.
Propozimi për suspendim është bërë nga kryeprokurori i shtetit, Zejnulla Gashi.
“Pas shqyrtimit të kërkesës së autoritetit kompetent (kryeprokurorit të shtetit), Këshilli Prokurorial i Kosovës, vendosi të themelojë panel hetimor për trajtimin e rastit, si dhe miratoi propozimin për suspendimin e të dy subjekteve të hetimit, ndaj të cilave kërkohet zhvillimi i procedurës disiplinore. Vendimet e Këshillit Prokurorial të Kosovës janë marrë në bazë të gjetjeve nga raporti me numër reference A.Nr. 379/2026, e të paraqitura në kërkesën për fillim të hetimit disiplinor nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, që ndërlidhet me rastin e vrasjes së A. Z.”, thuhet në njoftimin e KPK-së.
Këshilli vendosi të caktojë për ushtruese të detyrës së kryeprokurorit në Prokurorinë Themelore në Pejë, Valbona Disha-Haxhosajn.
Përveç KPK-së, edhe Policia ka pezulluar nga puna 11 zyrtarë, emrat e të cilëve nuk i ka publikuar, e të cilët, sipas njoftimit, janë marrë me trajtimin e rastit të Zekajt, që është vrarë të dielën në Vitomiricë të Pejës nga i dyshuari, ish-kunati i saj.
“Bazuar në rekomandimin e IPK-së, menaxhmenti i PK-së ka suspenduar: U. D./drejtorin Rajonal në DRP - Pejë, Shefin e Hetimeve Rajonale DRP - Pejë, Komandantin e Stacionit Policor – Pejë, Z.V/komandantin e Stacionit Policor – Pejë, Shefin e Sektorit të Hetimeve në Stacionin Policor –Pejë, U.D./Shefin e Sektorit të Operativës në Stacionin Policor – Pejë, Komandantin e Nënstacionit Vitomiricë dhe 4 (katër) hetues policorë të Stacionit Policor – Pejë”, ka bërë të ditur Policia.
Sipas Policisë, suspendimet janë bërë në interes të hetimeve të pavarura, llogaridhënies institucionale dhe përgjegjësive individuale në trajtimin e rastit.
E, Inspektorati Policor ka konstatuar se Policia nuk e kishte dokumentuar ekzekutimin e urdhrit mbrojtës të 7 shtatorit për Zekajn. Sipas gjetjeve preliminare të IPK-së, urdhri i dytë mbrojtës, i lëshuar më 16 tetor, ishte ekzekutuar me gjashtë ditë vonesë, më 22 tetor, pas ndërhyrjes së Inspektoratit, i cili paraprakisht kishte pranuar informatë nga vetë Zekaj.
ПИК је такође утврдио да полицијски ланац командовања није одговорио на имејл од 23. октобра, којим је полицијски истражитељ затражио процену случаја и додатну помоћ. Истражитељ је препоручио да, док је Зекај код куће, њу посећују полицијске патроле и да се са њом чешће комуницира, како би се проценила ситуација у кући.
Према ПИК-у, било је пропуста у решавању случајева насиља у породици, процени нивоа ризика и извршењу судских одлука. Утврђене одговорности укључују Регионалну полицијску дирекцију у Пећи, Полицијску станицу у Пећи, Подстаницу у Витомирици и истражне јединице на регионалном и станичном нивоу.
ПИК је најавио да ће наставити истражне и проверавајуће радње како би испитао начин на који је полиција поступала са пријавама преминулих.
E, Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se gjatë ditës ka pranuar raportet e hollësishme nga Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Punëve të Brendshme në lidhje me rastin e Zekajt.
“Së bashku me ministrat përkatës do të bëhet shqyrtimi dhe analizimi i tyre në detaje, për historinë dhe rrjedhën e rastit, për secilin lëshim e trajtim të papërgjegjshëm, për neglizhencë e mosreagim, si dhe gjithçka që lidhet me procedurën dhe përgjegjësinë institucionale”, thuhet në njoftim. “Lidhur me këtë dhe veprimet e mëtejme, zëvendëskryeministrja dhe ministrja Donika Gërvalla Schwarz dhe ministri Xhelal Sveçla do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media nesër në ora 9:00, në ZKM”.
Të mërkurën, Gjykata Themelore në Pejë ia ka caktuar një muaj paraburgim ish-kunatit të saj, Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen.
Përveç tij, një muaj paraburgim i është caktuar edhe Jeton Sylajt, ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, i dyshuar për mospërfillje të urdhrave të gjykatës.
Arlinda Zekaj, 49-vjeçare është qëlluar për vdekje me sëpatë mbrëmjen e së dielës në shtëpinë e saj, vetëm pak kohë pasi atë e dërgoi në shtëpi Policia, ku e kishte denoncuar ish-bashkëshortin. Sipas Policisë, krimi ka ndodhur në prezencë të djalit të saj dhe të fëmijëve të dorasit, që pa vullnetin e saj ndodhej në shtëpinë në të cilën gjykata ua kishte njohur të drejtën e qëndrimit asaj dhe ish-bashkëshortit.
Ajo i kishte kërkuar Policisë që palët e treta, sikur kunati, të mos kishin të drejtë të qëndronin në shtëpi. Por, bazuar në një incizim që ajo kishte bërë gjatë komunikimit me një polic, kjo çështje mund të adresohej vetëm nëpërmjet gjykatës.
Zekaj në disa raste ka njoftuar Policinë e Prokurorinë për rrezikun që i kanosej, për herë të fundit, tri ditë para se të vritej, kur iu drejtua Prokurorisë në Pejë me një letër. Në të kishte parashikuar se mund të vritej dhe kishte thënë se atëherë do të jepnin përgjegjësi.