КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
ФУДБАЛ

Аслан и Авдулах су поразили Хофенхајм

Хофенхајм

Hoffenheimi ku aktivizohen dyshja e Kosovës, Fisnik Asllani e Leon Avdullahu, ka pësuar disfatë të shtunën mbrëma në ndeshjen që i takoi xhiros së dhjetë të Bundesligës gjermane. 

Hoffenheimi u mposht në udhëtim nga Eintracht Frankfurti me rezultatin 1:0. 

Sulmuesi Asllani luajti deri në minutën e 72-të, kurse mesfushori Avdullahu e kompletoi ndeshjen. Për shkak të lëndimit mungoi Albian Hajdari. 

Golin e fitores për Frankfurtin e shënoi Jonathan Burkardt në minutën e 25-të. 

Ndërkohë të shtunën fitoi edhe Bayer Leverkuseni ndaj Paderbornit me rezultatin 4:0.