КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
ФУДБАЛ

Челси осрамоћен од стране Лидса

Леедс

Chelsea e ka pësuar disfatën e dytë radhazi në Premier Leaguen e Anglisë. 

Chelsea të shtunën mbrëma u mposht në shtëpi nga Leeds Unitedi me rezultatin e thellë 4:1, në kuadër të xhiros së 11-të. 

Chelsea edhe në xhiron e kaluar ishte mposhtur nga Sunderlandi me rezultatin 1:0. 

Emmanuel Emegha e kaloi në epërsi Chelsean në minutën e 25-të. 

Leedsi reagoi shpejt dhe tre minuta më pas i barazoi shifrat në 1:1 me golin që e shënoi Noah Okafor. 

Ndërsa golin e epërsisë 2:1 për Leedsin e realizoi sulmuesi Dominic Calvert-Lewin nga penalltia në minutën e 53-të. 

Okafor realizoi sërish për 3:1 në minutën e 59-të, kurse golin e katërt e shënoi Brenden Aaronson në minutën e 91-të. 

Për Chelsean ishte disfata e pestë. Ka edhe pesë fitore dhe një barazim. Është në mesin e tabelës me 16 pikë. 

Një pikë më shumë ka Leedsi që është gjithashtu në mesin e tabelës.