КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
ФУДБАЛ

Интер побеђује у дербију, приближава се Лацију за бод

Између

Interi të dielën mbrëma e ka fituar derbin ndaj Comos me rezultatin 2:0. 

Fitorja në xhiron e 11-të të Serie A, e ka afruar skuadrën e madhe italiane në vetëm një pikë me Lazion lidere. Lazio ka 29 pikë, kurse Interi numëron 28. 

“Nerazurrët” të dy golat i realizuan në pjesën e parë. 

Sulmuesi italian, Francesco Pio Esposito, e realizoi golin e parë në minutën e 12-të.  Shtatë minuta më pas, Marcus Thuram, shënoi për 2:0. 

Deri në momentet e fundit u përpoq të realizonte gol, por pa sukses dhe në fund fitorja i takoi Interit. 

Për Interin ishte fitorja e dytë radhazi në të gjitha garat. 

Ndërkohë për Comon ishte disfata e parë pas gjashtë fitoreve radhazi.  Como ka 28 pikë dhe renditet në pozitën e pestë.