КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
ФУДБАЛ

Два дербија Премијер лиге

Ливерпул

Liverpool – Arsenal do të jetë njëra prej ndeshjeve më të rëndësishme të kësaj jave në Premier League, duke pasur parasysh objektivat e të dy skuadrave.

Liverpooli të dielën nga ora 17:30 e pret Arsenalin, në kuadër të xhiros së nëntë. 

“Të Kuqtë” janë duke kaluar formë të mirë, pasi kanë regjistruar pesë fitore radhazi në të gjitha garat. Liverpool në “Anfield” ka tri fitore rresht. 

Ndërkohë Arsenali të martën u turpërua duke u eliminuar nga EFL Cup, nga skuadra e kategorisë së katër të futbollit anglez, Fleetwood. 

Para kësaj humbjeje, Arsenali kishte fituar 16 nga 18 ndeshjet e fundit. 

Në gjashtë ndeshjet e fundit në udhëtim, “Topçinjtë” kanë pesë fitore dhe një humbje.

Liverpooli ka humbur vetëm dy nga 14 përballjet e fundit me Arsenalin.

Arsenali ka 21 pikë dhe renditet në pozitën e dytë. 21 pikë ka edhe Manchester City në pozitën e parë. 

Ndërkohë Liverpooli e zë vendin e katërt me 15 pikë. 

Xhiroja e nëntë hapet  me një derbi tjetër, atë ndërmjet Chelseat dhe Manchester Unitedit. 

Ky ballafaqim luhet të shtunën nga ora 13:30. 

Chelsea ka 13 pikë dhe është në pozitën e pestë. Unitedi, që ka kohë të gjatë pa fitore, e zë vendin e 16-të me shtatë pikë. 

Manchester Cityn në fundjavë e pret ndeshje e vështirë. 

City të shtunën nga ora 16:00 e pret Brightonin, që e zë vendin e tretë me 16 pikë.