КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
ФУДБАЛ

Барса тражи од Переза ​​да повуче оптужбе

Флорентино Перез

Barcelona dhe presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, do të përballen të mërkurën në gjykatën e Madridit, në kuadër të një procedure të iniciuar nga gjiganti katalunjas, pas deklaratave të drejtuesit të klubit madrilen lidhur me rastin Negreira.

Seanca është praparë të nis në orën 9:40. 

Përplasja mes palëve nisi pas deklaratave të Perezit më 12 maj, gjatë një konference për media, si dhe një interviste televizive të dhënë një ditë më vonë. 

Në këto paraqitje, ai e cilësoi rastin Negreira si “skandalin më të madh në historinë e futbollit”, duke e akuzuar Barcelonën për korrupsion dhe për përfitime nga vendimet e gjyqtarëve.

Perez pretendoi gjithashtu se Barcelona kishte pasur përfitime nga vendimet arbitrare, ndërsa vuri në pikëpyetje edhe disa prej titujve të fituar nga gjiganti katalunjas në La Liga.

Në reagim ndaj këtyre deklaratave, Barcelona, përmes presidentit Joan Laporta dhe ekipit të saj juridik, paraqiti më 12 qershor një kërkesë për pajtim gjyqësor. 

Klubi kërkon që Perezi t’i tërheqë deklaratat, të cilat i konsideron të pavërteta dhe dëmtuese për imazhin dhe reputacionin e institucionit.

Sipas kërkesës së Barcelonës, Perez duhet të sqarojë edhe pretendimet për përfshirjen e gjyqtarëve në një skemë të supozuar përfitimi nga pagesat e klubit katalunas. 

Në rast se nuk arrihet një marrëveshje dhe nuk bëhet një tërheqje e deklaratave, Barcelona ka paralajmëruar se do të vazhdojë me padi penale ndaj presidentit të Real Madridit.