Rreth 85 për qind e inspektimeve ndaj bizneseve që ushtrojnë veprimtarinë online dhe përmes me postë, kanë rezultuar me parregullsi të ndryshme tatimore, ka njoftuar Administrata Tatimore nga vizita në rreth 60 biznese.
Sipas njoftimit, parregullsitë lidhen me biznese të paregjistruara, punësim të padeklaruar të punëtorëve dhe shitjen e mallrave pa lëshuar kuponë fiskalë.
Нга кето активитете, 36 расте јане рекомандуар пер влересим дхе трајтим пермес системит ЗГЈОНА, ндерса јане схкиптуар 24 гјоба.
Së fundmi, ATK-ja ka nisur mbikëqyrjen e bizneseve që shesin online dhe po synon formalizimin e këtij sektori.
“Përkundër numrit të konsiderueshëm të bizneseve që tashmë janë të regjistruara dhe operojnë në mënyrë të formalizuar, tregu vazhdon të karakterizohet edhe nga subjekte që ushtrojnë veprimtari ekonomike përmes rrjeteve sociale dhe platformave të ndryshme online, pa i përmbushur të gjitha obligimet ligjore dhe tatimore”, thuhet në njoftimin e ATK-së.
Një biznes edhe pse operon online është i obliguar ta regjistrojë biznesin, t’i formalizojë punëtorët e t’i deklarojë të ardhurat dhe t'i paguajë obligimet tatimore.
Shitja përmes internetit apo shpërndarja e produkteve përmes shërbimeve postare nuk përbën përjashtim nga këto obligime.
