КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
СВЕТ

Европска комисија најављује да ће Украјина убрзати реформе за чланство у ЕУ

Украјина

Фото: Ассоциатед Пресс

Ukraina duhet të përshpejtojë reformat nëse dëshiron të përmbushë objektivin e saj për përfundimin e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, thuhet në një raport të publikuar të mërkurën nga Komisioni Evropian. 

Në raport thuhet se qeveria ukrainase ka bërë të ditur se synon t'i përmbyllë negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2028. 

Anëtarësimin në BE, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka bërë një nga objektivat kryesore të politikës së jashtme, duke e paraqitur atë si një mënyrë për të garantuar prosperitetin dhe sigurinë afatgjatë si për vendin e tij, ashtu edhe për Evropën në tërësi, përballë agresionit rus. 

Procesi i anëtarësimit në BE zakonisht është i gjatë dhe burokratik, duke përfshirë vite negociatash të hollësishme dhe reformash ligjore për përmbushjen e standardeve të unionit. 

Anëtarësimi kërkon gjithashtu ratifikimin nga të gjitha vendet që janë aktualisht anëtare të BE-së.

Komisioni ka theksuar se Ukraina duhet të përqendrohet tani në përmbushjen e standardeve të sundimit të ligjit dhe zbatimin e planit të veprimit për pakicat kombëtare. 

Po ashtu, Kievi duhet të zbatojë reformën në drejtësi dhe të dëshmojë përparim në luftën kundër korrupsionit. 

Udhëheqësit evropianë i dhanë Ukrainës dhe Moldavisë statusin e vendit kandidat për anëtarësim, në qershor të vitit 2022.