КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
СВЕТ

Пронађена још три тела у кући осумњиченог за напад у Кракову

Poloni sulmi

Policia polake ka gjetur edhe tre trupa të pajetë në shtëpinë e të dyshuarit për sulmin me armë në Krakov, ku të shtunën u vranë gjashtë persona dhe u plagosën 16 të tjerë, mes tyre dy policë. Njëri është në gjendje të rëndë. 

Kryeministri polak, Donald Tusk, ka bërë të ditur se në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur trupat e dy grave dhe një burri. Ai ka thënë se ka shumë indikacione se viktimat janë anëtarë të familjes së ngushtë të sulmuesit.

“Ky është vërtet një rast i jashtëzakonshëm tragjik”, ka deklaruar Tusk.

Ndërkohë, nga sulmi në sheshin kryesor të Krakovit, mbetën të vrarë gjashtë persona, katër gra dhe dy burra, ndërsa 16 të tjerë u plagosën.

Прочитајте друга ажурирања
Краков

Шесторо мртвих у пуцњави у Кракову, осумњичени је носио војну одећу

Шест особа, четири жене и два мушкарца, убијено је у пуцњави у...