Negociatorët britanikë dhe ata evropianë kanë qenë pranë arritjes së një marrëveshjeje për rivendosjen e marrëdhënieve të enjten në mbrëmje, pasi arritën një dakordim paraprak që 100,000 qytetarë të BE-së të lejohen të hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar çdo vit, në kuadër të një skeme të re të mobilitetit, Гуардиан преноси.
Bazuar në burime The Guardian ka shkruar se BE-ja në momentet e fundit është tërhequr nga kërkesa që studentët nga vendet e BE-së të paguanin tarifa të njëjta me studentët britanikë, nëse do të studionin në universitetet e Mbretërisë së Bashkuar. Ky ishte një lëshim i minutës së fundit për të mundësuar arritjen e marrëveshjes.
Britania e Madhe kishte kundërshtuar fuqishëm tekstin e propozuar nga BE-ja, i cili e detyronte atë të zbatonte tarifa të njëjta universitare si për studentët vendas, në vend të tarifave ndërkombëtare të reduktuara ndjeshëm.
Megjithatë, para orës 22:00 u arrit një kompromis, duke parashikuar një “marrëveshje plotësuese”, përmes së cilës detajet do të përcaktohen brenda gjashtë muajve të ardhshëm.
Ndërsa bisedimet kanë vazhduar deri në orët e vona të natës, burime nga BE-ja kanë sugjeruar se të dyja palët ishin në rrugën e duhur për të arritur një marrëveshje të premten (sot).
Burimet kanë thënë se palët kanë argumentuar deri vonë lidhur me rolin që Britania do të këtë në hartimin e rregullave të ardhshme evropiane për ushqimin dhe bujqësinë.
Megjithatë, në prag të samitit në Bruksel, BE-ja thuhet se ka treguar gatishmëri për të gjetur një kompromis lidhur me të drejtën e Britanisë për të pasur zë në hartimin e rregullave, në kuadër të një marrëveshjeje për ushqimin dhe pijet, të cilën qeveria britanike shpreson ta prezantojë të premten. Këtë e bëri të ditur një burim nga BE-ja.