На Косову ће данас бити облачно са сунчаним интервалима.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) temperaturat minimale do të lëvizin në mes të 4 e 10 gradë celsius ndërsa maksimalet në mes të 15 e 18 gradë.
Në njoftimin e Institutit thuhet se mëngjesi do të jetë më i freskët, rreth 8-9 gradë, por gjatë ditës temperatura kthehet përsëri në rreth 17 °C.
“Era kalon në drejtim verior deri veriperëndimor, ende e fortë në orët e para, pastaj dobësohet ndërsa presioni rritet drejt 1008-1011 hPa”, thuhet në njoftim.