КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Арбери

Битићи: Било који нови закон о Специјалном суду не може имати утицаја на одлуку у Хагу

Себ Битики

Analisti politik Seb Bytyqi, ka thënë se çfarëdo ligji i ri për Gjykatën Speciale nuk mund të ketë ndikim ne vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi që janë dënuar me gjithsej 81 vjet burgim për krime lufte. 

Ai ka thënë se në ketë vendim do të mund të ndikojë vetëm një vendim i cili do të mund të merret në shkallën e Apelit të Speciales. 

Sipas tij synimi realist i një ligji të ri, për të cilin janë dakorduar Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovë, do të ishte që të merret me mandatin e Gjykatës.

“Kjo sepse ekziston me të vërtetë një lëvizje nga mandati fillestar nga raporti i Dick Marty, nga qëllimi fillestar për hetimet për trafikim të organeve njerëzore e shtëpia e verdhë, e pastaj kjo lëvizi në një mandat shumë më të gjerë dhe që nuk përputhej me atë”, është shprehur Bytyqi në emisionin “Interaktiv” në KTV.

Bytyqi ka vlerësuar se partitë politike nuk janë të sigurta se çfarë duan.

Sipas tij, nuk ka qartësi te asnjë nga subjektet politike sa i përket asaj se çka deëshirojnë nga ky proces.

“Tashmë jemi në këtë proces politik që është pasojë e vendimit të Gjykatës dhe është proces që ka shumë hamendësime sepse kemi parë që edhe vetë partitë nuk janë të sigurta se saktësisht çfarë duan, njëherë kemi propozim për ndryshim të ligjit, pastaj dikur pati një lloj pishmani dhe pastaj u propozua përsëri që të vazhdohet, nuk kemi qartësi te asnjëra parti sa i përket asaj se çfarë duan nga ky proces përveçse e vetmja gjë që mund të thuhet është se kemi të bëjmë me shprehje të frustrimit, mirëpo siç po shihet rruga përpara fatkeqësisht ende është e paqartë, por edhe nëse përcaktohet një rrugë formale përpara, pra të miratohet ligji, dihet që efektet juridike do të ishin mjaft të vogla”, ka thënë ai.

Thaçi e Krasniqi janë dënuar me nga 25 vjet burgim nga Gjykata Speciale, Veseli me 18 e Selimi me 13 vjet burgim.