КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Арбери

Рашић: После Вучићевог пораза, Српска листа треба да напусти политику

Ненад Расхик

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Listës së Studentëve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, të mbajtura të dielën.

Rashiq thotë se hapi i radhës do të duhej të ishte largimi i Listës Serbe nga politika, të cilën e cilësoi si mjet të ish-presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Deri më tani, ata (Lista Serbe v.j.) kanë, punuar dhe kanë vepruar ekskluzivisht sipas urdhrave të cilët kanë ardhur qoftë nga Beogradi, qoftë nga Kopauniku. Por, më së paku çka do të mund të presim, ose unë e kisha pasur dëshirë që ta shoh njëherë në karrierën e tyre politike, që nga aspekti moral që ta bëjnë një veprim i cili do të ishte, sipas meje, largimi nga politika. Kështu unë besoj që është normale, por, nuk kisha thënë që ata e kanë një nivel të ndërgjegje morale, që ta ofrojnë dorëheqjen”, ka thënë Rashiq për KOHËN.

Rezultati i zgjedhjeve të së dielës i dha fund pushtetit të Vuçiqit pas 12 vjetësh. Lista e Studentëve doli fituese dhe siguroi më shumë se gjysmën e votave.

Numrimi i votave në Serbi ende nuk ka përfunduar, mirëpo sipas projeksioneve të CRTA-s, organizatë që monitoron zgjedhjet, Lista e Studentëve ka fituar 52.45% të votave, e SNS e Vuçiqit 39.2%. 

Sipas Rashiqit, rezultati shënon fundin e një diktature të instaluar për më shumë se një dekadë. Ai pret që pushteti i ri të kontribuojë në normalizimin e Serbisë dhe në krijimin e marrëdhënieve më të mira me vendet e tjera të rajonit.

“Një fitore e madhe do të thosha, së pari po pres që të normalizohet mbi të gjitha shoqëria e Serbisë, dhe pastaj të vazhdohet me një prezantim politik, më të pjekur, më të moderuar, edhe në fund më paqësor sesa kemi pasur deri më tani dhe nuk pres që, establishmenti i ri, qoftë në qeveri, qoftë në shoqërinë e Serbisë, do të jetë në mënyrë kaq të mbrapshtë sikur që e kemi pasur deri më tani. Prandaj, e, besoj që rruga për demokraci po hapet duke përfshirë edhe mundësisë së bashkëpunimit më të mirë mes popujve në Ballkan”, ka thënë Rashiq. 

Nga partitë serbe nuk pritet të kalojë asnjë tjetër pragun zgjedhor prej tre për qind, përfshirë edhe atë që udhëhiqet nga Ivica Daçiq – SPS. Kjo parti, sipas CRTA-s, organizatë që monitoron zgjedhje në Serbi, ka fituar pak mbi 2 për qind.

Ndërsa koalicioni shqiptar ka siguruar dy ulëse. Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika