Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Serbi, Andreas von Beckerath, ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me incidentet e dhunshme të raportuara në disa qendra votimi gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të sotme.
Ai bëri thirrje për sigurimin e një mjedisi paqësor dhe të sigurt për votim, raporton N1.
"Qytetarët e Serbisë duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar në një mjedis paqësor dhe të sigurt. U bëjmë thirrje të gjithë aktorëve të ruajnë qetësinë, të veprojnë me përgjegjësi dhe të përmbahen nga dhuna e provokimet; gjithashtu, u bëjmë thirrje institucioneve kompetente të garantojnë sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në procesin zgjedhor", deklaroi von Beckerath.
Sipas CeSID, organizatë joqeveritare, në Serbi gjatë ditës së sotme në kuadër të zgjedhjeve parlamentare, janë regjistruar 260 raporte për parregullsi të mundshme zgjedhore.
Извештаји се односе на различите аспекте процеса гласања, укључујући фотографисање гласачких листића, групно или породично гласање, тешкоће у идентификацији бирача, неисправне ултраљубичасте лампе, као и проблеме везане за организацију изборних већа и спровођење гласања ван бирачких места.