КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Остали спортови

Рукомет, дерби припада Дечанима

Рукомет

Deçani e Vëllaznimi janë përballur të dielën mbrëma në derbin e xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në hendboll. Deçani fitoi me rezultatin 32:30. Vendasit ishin gjithë kohën në epërsi, por Vëllaznimi nuk hoqi për asnjë moment dorë nga përpjekjet për barazim të rezultatit. Kjo e bëri ndeshjen interesante.

Vëllaznimi u afrua në një gol në minutën e 58-të. Megjithatë Deçani e mbylli ndeshjen më mirë për fitoren e tretë të edicionit. Vëllaznimi ka dy fitore e dy humbje. 

Arbios Mushkolaj i shënoi 14 gola për Deçanin. Tetë i kishte Egzon Gjuka e katër Albi Gjuka.
Granit Kadiri shënoi tetë herë për Vëllaznimin. Nga gjashtë gola i shënuan Sali Maxhera e Çlirim Rama, kurse pesë i kishte Matheus Henrique. 

Të shtunën, Kastrioti fitoi në Podujevë ndaj Llapit me rezultat 36:31. Besa Famgas e mposhti Rahovecin me rezultatin 41:19.