КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Арбери

Административно упутство о дисциплинским поступцима против просветног особља се поништава без ступања на снагу.

Министарство просвете

Фото: Архив

Фото: Албан Бујари

Udhëzimi Administrativ që përcaktonte procedurat disiplinore ndaj personelit arsimor, është anuluar pas afro dy javësh pasi është publikuar në Gazetën Zyrtare. Vendimi për anulim u mor pas vërejtjeve për paqartësi dhe mospërputhje me legjislacionin në fuqi. Juristët dhe përfaqësuesit e shkollave kanë ngritur shqetësime për kompetencat institucionale dhe disa prej dispozitave të tij

Ende pa hyrë në fuqi, është anuluar Udhëzimi Administrativ 02/2026 për inicimin e procedurave disiplinore ndaj personelit arsimor në institucionet publike e private.

Ky udhëzim, i cili ishte në konsultim publik nga korriku i këtij viti deri më 4 gusht, u publikua në Gazetën zyrtare më 29 tetor dhe pas afro dy javësh u anulua.

Në vendimin për anulim, të nënshkruar nga ministri Hajrullah Çeku, thuhet se disa çështje kërkojnë qartësim dhe harmonizim me legjislacionin në fuqi, sa u përket kompetencave institucionale për zhvillimin e procedurave disiplinore.

Pika 1.6 e nenit 5 të këtij udhëzimi, e cila thotë: “Është i paaftë fizikisht apo psikik për të kryer detyrat dhe obligimet e punës, vërtetuar nga një raport i një autoriteti të pavarur mjekësor kompetent”, ka ngritur reagime, pasi, sipas juristëve, gjendja shëndetësore nuk duhet të përzihet me procedurat disiplinore.

Kryetari i Këshillit Drejtues të shkollës “Xhavit Ahmeti”, Arben Nitaj, thotë se dokumenti ka probleme, sidomos në ndarjen e kompetencave, por edhe në aspektin teknik dhe në bazën ligjore.

“Ka shumë, për shembull, e kanë përzier çështjen shëndetësore me çështjen disiplinore, sepse mësimdhënësi apo punëtori i shkollës nuk ka faj pse është i sëmurë. Aty i kanë dhënë kompetenca DKA-së që nuk i ka. Për shembull, hartimin e rregulloreve komunale, që nuk e bën DKA-ja. DKA-ja është organ administrativ dhe jo legjislativ. E kanë përzier Këshillin drejtues, pra rregullorja nxjerr vetëm Këshillin drejtues i shkollës për shkollën, edhe Kuvendi Komunal për komunën. Pra, i kanë dhënë kompetenca që s’ekzistojnë. Dhe nuk mund me ekzistu, se DKA-ja s’ka kompetencë”, ka thënë Nitaj.

Krahasuar me dokumentin e mëparshëm, në udhëzimin e ri janë shtuar edhe disa pika, si mosraportimi i dhunës ndaj fëmijëve, refuzimi i trajnimeve profesionale, paraqitja në punë nën ndikimin e alkoolit ose drogës, si dhe disa pika të tjera.

KOHA ka kërkuar sqarime nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës lidhur me këtë vendim, por nuk ka marrë përgjigje.