Këshilli i Banorëve të Lagjes “Ulpiana” ka kërkuar nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, anulimin e vendimit për caktimin e e lokacionit për projektin “Ulpiana 2030 Legacy”, të datës 6 nëntor 2026.
Në letër thuhet se lokacionet e përcaktuara në projekt nuk paraqesin hapësira të lira për ndërtim të ri, por janë pjesë e strukturës ekzistuese të lagjes që mund të ndikojnë në hapësirat e përbashkëta dhe cilësinë e jetës.
Tutje thuhet se ky vendim nuk është konsultuar paraprakisht me banorët e lagjes, ndonëse e drejta për informim dhe pjesëmarrje garantohet me ligj.
“Ne, banorët e Lagjes ‘Ulpiana’, shprehim shqetësimin se lokacionet e përcaktuara për këtë projekt nuk paraqesin hapësira të lira për ndërtim të ri, por janë pjesë e strukturës ekzistuese të lagjes, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në hapësirat e përbashkëta, gjelbërimin, qarkullimin dhe cilësinë e jetesës. Për më tepër, konsiderojmë se ky vendim është në kundërshtim me kërkesat ligjore që rregullojnë planifikimin dhe ndërtimin urbanistik, si dhe është marrë pa konsultimin dhe përfshirjen e banorëve, ndonëse e drejta e tyre për informim dhe pjesëmarrje në proceset vendimmarrëse garantohet me legjislacionin në fuqi”, thuhet në letrën e banorëve.
Sipas tyre, kjo qasje rrezikon dëmtimin e mëtejshëm të lagjes, zvogëlimin e hapësirave publike, cenimin e cilësisë së jetesës së banorëve, si dhe humbjen e një prej monumenteve të trashëgimisë institucionale të vjetër të Komunës së Prishtinës.
Ata kanë paralajmëruar se do t’iu drejtohen organeve kompetente për mbrojtjen e të drejtave të tyre nëse kërkesa e tyre nuk gjen mbështetje të Komuna.
“Në rast se kërkesa jonë nuk gjen mbështetjen dhe adresimin e duhur nga KK i Prishtinës, do të detyrohemi t'u drejtohemi edhe organeve të tjera kompetente për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të banorëve. Megjithatë, dëshirojmë të besojmë se Komuna e Prishtinës do të tregojë përgjegjësinë e nevojshme institucionale dhe nuk do të marrë vendime që, në radhë të parë, nuk marrin parasysh kërkesat, interesat dhe të drejtën e banorëve të Lagjes ‘Ulpiana’ për të qenë pjesë e vendimmarrjes që ndikon drejtpërdrejt në jetën e tyre”, thuhet në njoftim.
Одређивање локације за изградњу новог објекта и подземног паркинга код „Фонтане“ у Улпијани изазвало је бројне реакције. Након одлуке Скупштине општине, директор стратешког планирања рекао је да се то ради против припрема за Медитеранске игре, али је Министарство омладине и спорта нагласило да такав пројекат није предвиђен за овај догађај који ће се одржати у Приштини 2030. године.