КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Арбери

Недељу дана од убиства од стране државе

Фотографије са протеста након убиства Арлинде Зекај

Фото: Дритон Пацхарада

Janë bërë një javë që kur Arlinda Zekaj është vrarë në Vitomiricë të Pejës ani pse tre ditë më herët përmes një letre kishte paralajmëruar institucionet se jeta e saj është në rrezik. Vrasja e Arlindës ndodhi pasi u kthye nga stacioni policor ku e kishte paraqitur ish-bashkëshortin e  saj për kanosje. Ajo, sipas raportimeve të organeve të drejtësisë, u vra me sëpatë në shtëpinë e saj nga ish-kunati në prani të djalit të saj.

Vrasja e saj ka nxitur reagime të shumta, protesta dhe masa në institucione. Në mesin e zhvillimeve pas rastit është edhe оставка e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, si dhe суспензије оф тужиоци e policëve.

Për ish-bashkëshortin e Arlinda Zekajt, është caktuar një muaj ПРИТВОР për “mospërfillje të gjykatës”, e dorasi është kapur tek pas tre ditësh nga Policia, pasi pas kryerjes së veprës ai ishte arratisur. E djali i saj, 12-vjeçar është marrë nën përkujdesje të shtetit.

Që prej vrasjes së Arlindës, organizata të ndryshme të shoqërisë civile, kanë protestuar në disa qytete të Kosovës ku kanë kërkuar dorëheqje, shkarkime e përgjegjësi nga organet e drejtësisë, të cilat sipas tyre, kanë neglizhuar rastin duke çuar tek vrasja e saj. 

Me 29 tetor, në një seancë të thirrur për rastin, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë themeluar një komision hetimor parlamentar që do të hetojë vrasjen e Zekajt. E nga Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Punëve të Brendshme janë përpiluar dy raporte, të cilat sipas ministrave përgjegjës, kanë gjetur një varg shkeljesh në trajtimin e rastit nga institucionet. Sipas tyre, mosveprime institucionale që do të mund të parandalonin vrasjen e Zekajt janë evidentuar në Gjykatën e Prokurorinë Themelore në Pejë, në Policinë e Kosovës, në Qendrën për Punë Sociale e në Komunën e Pejës. Ani pse kërkesë e protestuesve që nga dita e parë është shkarkimi ose dorëheqja e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe e atij të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, këta të dy kanë deklaruar se nuk e shohin vetën përgjegjës për rastin dhe se dorëheqjet e tyre nuk do të ndihmonin.

Për vrasjen e Arlinda Zekajt protestë është paralajmëruar edhe për sot (e diel). Protestat në vazhdimësi janë shoqëruar me thirrjet “Shteti do të japë llogari”, “Shteti i ka duar me gjak”, “Gjumi s’ka me ju marrë, flaka ka me ju dalë”, e thirrje të tjera të cilat e bëjnë shtetin fajtor për vrasjen e Zekajt.