Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka njoftuar se ka hyrjen në Republikën e Kosovës të 1,068 kg patatina “STIZA Potato Chips Paprika”, LOT 909073, të importuara nga kompania BEST BT SH.P.K., Prizren, për shkak të konstatimit të nivelit të akrilamidit mbi vlerat referente të përdorura gjatë kontrollit laboratorik.
Në njoftimin e AUV-së thuhet se bazuar në rezultatet e analizave laboratorike, Inspektorati Fitosanitar Kufitar, ka marrë vendim për ndalimin e hyrjes dhe kthimin e ngarkesës, duke parandaluar vendosjen e saj në tregun e Kosovës.
Акриламид је хемијска супстанца која може настати током обраде скробних намирница на високим температурама, посебно током пржења и печења.
“Sipas Autoritetit Evropian për Sigurinë Ushqimore (EFSA), ekspozimi afatgjatë ndaj akrilamidit përmes ushqimit përbën shqetësim për shëndetin publik për shkak të potencialit të tij kancerogjen”, thuhet në njoftimin e AUV-së.
AUV thekson se masa e ndërmarrë i referohet ngarkesës së identifikuar me LOT 909073 dhe vazhdon kontrollet zyrtare për të parandaluar hyrjen në treg të produkteve që nuk përmbushin kërkesat e sigurisë ushqimore, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve.