КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
ФУДБАЛ

Шаћири не одустаје од луксузне виле у Швајцарској

Ксхердан Схакири

Kapiteni i Baselit, Xherdan Shaqiri, ka konfirmuar se do ta vazhdojë projektin për ndërtimin e vilës luksoze në Rheinfelden të Zvicrës, pas përfundimit të një beteje disavjeçare ligjore me fqinjët.

35-vjeçari Shaqiri nuk ka hequr dorë nga planet për ndërtimin e vilës luksoze, pavarësisht pengesave dhe kundërshtimeve që e kanë shoqëruar projektin për disa vjet.

Lajmi është konfirmuar nga disa mediume zvicerane. 

Projekti parasheh ndërtimin e një shtëpie në Rheinfelden, në kantonin Aargau, me një sipërfaqe prej rreth 270 metrash katrorë. Sipas kërkesës fillestare për leje ndërtimi, investimi ishte vlerësuar në rreth 2.8 milionë franga zvicerane.

Megjithatë, realizimi i projektit u pengua nga kundërshtimet e fqinjëve, të cilët kishin ngritur shqetësime lidhur me hijen që do të krijonte ndërtesa, ndriçimin dhe përmasat e saj.

Çështja përfundoi në gjykatë. Në mars të vitit 2025, Shaqiri fitoi një pjesë të rëndësishme të betejës ligjore në Gjykatën Federale të Zvicrës, ndërsa në tetor të po atij viti Gjykata Administrative e Aargaut mori vendimin përfundimtar në favor të projektit, me kusht që xhamat të pajisen me roleta për të kufizuar shqetësimet nga ndriçimi.

Leja e ndërtimit hyri në fuqi në fund të vitit 2025, por punimet ende nuk kanë nisur.

Shaqiri ka konfirmuar se projekti mbetet në fuqi, por nuk ka bërë të ditur se kur do të fillojë ndërtimi dhe kur pritet të përfundojë vila.