КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Арбери

Кукуруз са афлатоксином изнад дозвољених норми, AUVA одбија увоз

ФВА

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), је објавио да gjatë kontrolleve kufitare dhe inspektimeve në tregun e brendshëm, ka konstatuar praninë e aflatoksinave mbi kufijtë e lejuar në produkte të kompanisë "MONUNI SH.P.K." nga Gjilani, duke ndërmarrë masa për refuzimin e importit, ndalimin e shitjes dhe tërheqjen e produkteve.

Në një postim në Facebook, AUV-i ka thënë se gjatë kontrollit kufitar të një ngarkese prej 25.120 kg misër merkantil, analizat laboratorike të AUV kanë konstatuar aflatoksinë B1 në nivel prej 30 µg/kg, ndërsa analizat e IKSHPK-së kanë konfirmuar aflatoksina totale prej 47 µg/kg, mbi vlerën referente prej 10 µg/kg. 

Ka njoftuar tutje se Inspektorati Fitosanitar i AUV ka vendosur refuzimin e importit dhe kthimin e ngarkesës në vendin e origjinës.

"Gjatë inspektimeve të mëtejshme në kompaninë MONUNI, analizat laboratorike të AUV kanë konstatuar aflatoksinë B1 mbi nivelin e lejuar edhe në produktin 'Ushqim për viça deri 300 kg'. Inspektorati i AUV ka ndaluar shitjen dhe ka urdhëruar tërheqjen e produktit të identifikuar nga qarkullimi“, Каже се у саопштењу.

AUV-i ka shpjeguar se aflatoksina B1 është një substancë toksike e prodhuar nga disa lloje myqesh, e cila mund të shkaktojë dëmtime të mëlçisë dhe të rrisë rrezikun e kancerit gjatë ekspozimit afatgjatë. Te kafshët qumështore, ajo mund të kalojë në qumësht në formën e aflatoksinës M1, duke paraqitur rrezik edhe për sigurinë ushqimore.