КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Арбери

Возачка дозвола враћена после 8 дана, али забрана вожње остаје – стручњаци упозоравају на забуну међу возачима

111

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, i cili ka shfuqizuar dispozitën që mundësonte mbajtjen fizike të patentë shoferit, dokumenti nuk mund të mbahet nga Policia për më shumë se tetë ditë.

Megjithatë, sipas Policisë, vendimi i Gjykatës Supreme nuk nënkupton anulimin e masave mbrojtëse për ndalimin e drejtimit të automjetit. Këto masa vazhdojnë të jenë në fuqi edhe në rastet kur patentë shoferi fizikisht i kthehet qytetarit.

Policia ka sqaruar se patentë shoferët të cilët janë mbajtur përtej afatit të përcaktuar do t’u kthehen qytetarëve. Por, kthimi i dokumentit nuk nënkupton automatikisht edhe të drejtën për të drejtuar automjetin.

Према наводима Полиције, лица против којих је забрана вожње и даље на снази биће и даље подложна овој мери. Уколико возач управља возилом током периода забране, против њега могу бити предузете законом предвиђене мере.

Kjo situatë, sipas avokatit Tomë Gashi, mund ta komplikojë zbatimin në praktikë, pasi qytetari mund ta ketë patentë shoferin fizikisht në posedim, por të mos ketë të drejtë të drejtojë automjetin.

“Policia e Kosovës gjithmonë i ka zbatuar dhe duhet t’i zbatojë vendimet e cilësdo gjykatë. Në këtë rast kemi të bëjmë me Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës, e cila kohë më parë ka dhënë një sqarim se si duhet të veprojë Policia në rastet e konfiskimit të patentë shoferëve për kundërvajtje të caktuara, ku është paraparë një masë, që është konfiskimi fizik i patentë shoferëve”, tha Gashi. 

Gashi vlerëson se problemi kryesor nuk qëndron vetëm te kthimi i dokumentit, por te fakti se pas kthimit të patentë shoferit duhet të verifikohet nëse ndaj shoferit vazhdon të jetë aktive ndonjë masë ndalimi.

“Persona të caktuar mund të japin shpjegime çfarë ata mendojnë që janë më të mira, por tash problemi është pak më ndryshe, sepse ndoshta dikush ka nevojë, ka dëshirë, ka mundësi që ta drejtojë automjetin duke pretenduar që, në rast se e ndalin, nuk bëhet verifikimi që a ka ndonjë ndalesë apo jo. Për këtë arsye po e them se efekti është i njëjtë, vetëm se fizikisht do ta ketë patentë shoferin personi të cilit i është konfiskuar. Policia do t’ia kthejë brenda 8 ditësh, mirëpo ajo ndalesa vlen dhe, prapë po e them, komplikimi është më i madh për shkak se duhet të verifikohet secili që ndalohet për të parë a ka ndonjë ndalesë”.

Према Гашијевим речима, враћање возачке дозволе може створити ситуацију у којој возач има документ код себе, али му је и даље законски забрањено да вози. Из тог разлога, он сматра да је важно проверити мере током саобраћајних контрола.

“Mendoj që i logjikshëm është vetëm aspekti vizual apo fizik për me pas patentë shoferin, për me ruajt. Është çështje e natyrës njerëzore që, nëse ti e ke patentë shoferin, se a do me vozit edhe pse e di që e ke një ndalesë apo jo, dhe mendimi im është që shumica do ta përdorin patentë-shoferin si mos me pas fare ndalesë”.

У међувремену, саобраћајни стручњак Беким Ахмети каже да одлука Врховног суда не укида забрану вожње, али би могла створити неизвесност за грађане ако се то довољно не разјасни.

“Gjykata Supreme e ka shfuqizuar dispozitën për mbajtjen e patentë shoferit, megjithatë masat për ndalimin dhe drejtimin vazhdojnë të jenë në fuqi.”

Ahmeti e sheh si problem të mundshëm faktin që një shofer mund ta ketë patentën fizikisht me vete, por të mos ketë të drejtë të drejtojë automjetin. Sipas tij, siguria rrugore nuk duhet të ndikohet domosdoshmërish nga vendimi për sa kohë që Policia vazhdon kontrollet dhe verifikimin e masave përmes sistemeve elektronike.

“Shoferi mund ta ketë patentën në xhep, por të mos e ketë të drejtën që ta drejtojë automjetin. Kjo duhet të sqarohet më mirë nga institucionet apo nga ata të cilët e kanë marrë këtë vendim. Vendimi nuk e dobëson domosdoshmërish sigurinë rrugore. Policia duhet të vazhdojë kontrollet dhe zbatimin e masave mbrojtëse përmes sistemit elektronik. Duhet që, herë pas here, të bëhen kontrolle. Atëherë kur e ndal qytetarin, parimisht duhet ta verifikojë nëse ka gjoba në bazë të sistemit elektronik apo jo. Nëse ka gjoba dhe shoferi nuk ka të drejtë ta ngasë automjetin, atëherë merren masat e duhura”. 

Ahmeti paralajmëron se një nga problemet kryesore mund të jetë keqinterpretimi i vendimit nga shoferët. Sipas tij, fakti që qytetari e ka patentë shoferin në xhep nuk do të thotë domosdoshmërish se ai ka të drejtë të drejtojë automjetin.

“Mund të ketë ndikim nëse shoferët e keqinterpretojnë vendimin. Në shumicën e rasteve, qytetarët bëhen një lloj vetëgjykatësi, ku i interpretojnë ligjet ashtu siç duan. Megjithatë, kontrollet e vazhdueshme dhe zbatimi i ligjit janë faktorët kryesorë për ndalimin e kundërvajtjeve. Patenta në xhep nuk do të thotë që qytetari mund ta ngasë automjetin në rast se ka shkelur ligjet e komunikacionit apo thjesht ka bërë kundërvajtje. Siguria rrugore garantohet nga respektimi dhe zbatimi i ligjit”.

KosovaPress ka tentuar të kontaktojë edhe Policinë e Kosovës për të marrë sqarime lidhur me zbatimin e vendimit të Gjykatës Supreme, ndërsa Policia i është referuar komunikatës së publikuar për këtë çështje./KosovaPress