КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
KULTURA

Ретко ремек-дело ренесансе скривено 70 година на аукцији

Слика, димензија око 23 пута 20 центиметара, преноси „интензивну атмосферу која превазилази њену величину“.

Слика, димензија око 23 пута 20 центиметара, преноси „интензивну атмосферу која превазилази њену величину“.

Vepra e artistit të Renesancës Gjermane, Albrecht Altdorfer, e realizuar rreth vitit 1520 dhe e mbajtur larg publikut për 70 vjet në një koleksion privat në Zvicër, do të dalë në ankand në Londër më 9 dhjetor. Vepra, e konsideruar si një nga peizazhet më të hershme në historinë e artit perëndimor, vlerësohet të shitet për 3 deri në 5 milionë funte (3.6 deri në 5.9 milionë euro) Ekspertët e “Sotheby’s” e cilësojnë rikthimin e saj si një zbulim të jashtëzakonshëm për botën e artit

Një pikturë jashtëzakonisht e rrallë, e përshkruar si një nga veprat më të hershme të peizazhit në artin perëndimor, do të dalë në ankand në Londër muajin e ardhshëm. Ajo u realizua rreth vitit 1520 nga Albrecht Altdorfer, i konsideruar gjerësisht si artisti i parë evropian që iu përkushtua tërësisht pikturës së peizazhit në teknikën e vajit.

Vepra e periudhës së Renesancës – që pasqyron një peizazh me pyll të dendur, me një ylber pas pemëve dhe një shkëmb në distancë në anë të djathtë, nën një qiell të mbuluar me re – nuk është parë në publik prej 70 vjetësh, pasi është ruajtur në një koleksion privat në Zvicër.

Piktura do të dalë në ankand në shtëpinë e ankandeve “Sotheby’s” më 9 dhjetor, me një vlerësim fillestar prej 3 deri në 5 milionë funte. Ky është rasti i parë që prej vitit 1980 kur një vepër e njohur e këtij artisti del në shitje.

George Gordon, bashkëdrejtues i Departamentit Ndërkombëtar të Veprave të Vjetra të Artit në “Sotheby’s”, e cilësoi këtë “një nga zbulimet më emocionuese që mund të imagjinohen në fushën e artit”.

Përpara identifikimit të saj në fillim të këtij viti, njiheshin vetëm dy piktura të tjera të Altdorferit me peizazhe të realizuara tërësisht në teknikën e vajit: “Landscape With a Footbridge” (Peizazh me një urë këmbësorësh) e ekspozuar aktualisht në Galerinë Kombëtare në Londër, dhe “Landscape of the Danube near Regensburg” (Peizazhi i Danubit pranë Regensburgut), që ruhet në muzeun “Alte Pinakothek” në Munih.

Piktura u ble në vitin 1957 nga babai i pronarit aktual, pasi më parë kishte qenë pjesë e koleksionit aristokratik të familjes së kontëve Harrach, në Pallatin Harrach në Vjenë.

Përpara identifikimit të saj në fillim të këtij viti, njiheshin vetëm dy piktura të tjera të Altdorferit me peizazhe të realizuara tërësisht në teknikën e vajit: “Landscape With a Footbridge” (në foto) e ekspozuar aktualisht në Galerinë Kombëtare në Londër, dhe “Landscape of the Danube near Regensburg”, që ruhet në muzeun “Alte Pinakothek” në Munih

Gordon ka deklaruar se piktura, e cila ka përmasa rreth 23 me 20 centimetra, përcjell një “atmosferë intensive që tejkalon përmasat e saj”.

“Është një peizazh me pyll të dendur, pa njerëz, ku pemët krijojnë një hapësirë shumë të mbyllur. Megjithatë, mbi të shtrihet qielli dhe përmes reve mund të shohësh hapësirën përtej tyre. Dielli është i pranishëm, por duket sikur mezi arrin të depërtojë me dritën e tij, ndërsa ylberi kap rrezet e diellit”, ka thënë ai. 

Rikthimi i kësaj pikture në vëmendjen publike konsiderohet një ngjarje e rëndësishme për botën e artit. Vepra e fundit e Altdorferit që doli në ankand ishte ndër shitjet më të shtrenjta të kohës së saj. Piktura e vitit 1520, “Christ Taking Leave of His Mother” (Krishti ndahet nga e ëma), u ble privatisht nga Galeria Kombëtare në Londër në vitin 1980, për një shumë që, sipas raportimeve, arriti në 2.45 milionë funte.

“Pas Albrecht Dürer dhe ndoshta Lucas Cranach Plakut, i cili kishte një reputacion disi të ndryshëm, Altdorfer është artisti më i rëndësishëm i Rilindjes Gjermane”, është shprehur Gordon.

Albrecht Altdorfer u lind në vitin 1480 në Regensburg, Bavari. Veprat e tij të para të nënshkruara ishin vizatime dhe gravura. I frymëzuar nga një udhëtim në jug, drejt Alpeve, rreth vitit 1511 ai filloi t’i kushtonte më shumë vëmendje paraqitjes së peizazheve natyrore në pikturat e tij.

“Skulptorët e asaj zone të Gjermanisë, gjatë shekullit të kaluar dhe në shekullin XVI, përfshinin në veprat e tyre motive bimore, si pemë, hardhi dhe elemente të tjera të natyrës. Altdorfer bëri diçka të ngjashme në pikturë, por format e tij, veçanërisht kur paraqiste figura njerëzore, ishin të ekzagjeruara, shprehëse dhe të guximshme”, ka shpjeguar Gordon.

Altdorfer realizoi vepra me porosi edhe për familje mbretërore dhe figura të rëndësishme të kohës. Ndër to ishte edhe piktura “The Battle of Alexander at Issus” (Beteja e Aleksandrit në Isus), e realizuar në vitin 1529 për dukën Wilhelmi i Katërt i Bavarisë, e cila sot gjendet në muzeun “Alte Pinakothek”. Që prej vitit 1513, ai shërbeu në oborrin e perandorit Maksimiliani i Parë në Innsbruck, por gjatë periudhës së Reformacionit u kthye në Regensburg, ku vdiq në vitin 1538.

Muzeu i Louvreit organizoi një ekspozitë të rëndësishme kushtuar veprës së tij, me titull “Albrecht Altdorfer: Mjeshtër i Rilindjes Gjermane”, e cila u mbajt nga tetori i vitit 2020 deri në janar të vitit 2021.

Përpara ankandit, piktura do të ekspozohet në ambientet e “Sotheby’s” në New York, nga e shtuna deri më 19 nëntor, ndërsa më pas do të prezantohet në Londër nga 4 deri më 9 dhjetor.

Sipas përshkrimit të George Gordonit, piktura të krijon përshtypjen e një vepre “po aq moderne dhe mbresëlënëse sa do t’u ishte dukur edhe atyre që e panë për herë të parë kur u realizua”. Ai ka theksuar se, e pikturuar me teknikën e vajit mbi pergamenë, kjo vepër i tejkalon kufijtë e çdo kategorizimi.