КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Арбери

Шест случајева породичног насиља у једном дану на Косову

Полициа

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar në vende të ndryshme të Kosovës gjatë datave 30 dhe 31 tetor. Rastet janë regjistruar në Prishtinë, Podujevë, Viti, Pejë dhe Deçan, ndërsa në disa prej tyre të dyshuarit kanë ushtruar dhunë fizike e psikike, kanë kanosur apo ofenduar familjarët e tyre.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në Prishtinë është arrestuar një person, i cili dyshohet se në gjendje të dehur kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij, duke e ofenduar me fjalë të ndryshme. Ndërsa në një rast tjetër në të njëjtin qytet, një person dyshohet se ka kanosur dhe ofenduar babanë e tij pas një mosmarrëveshjeje lidhur me shitjen e një pajisjeje për pastrimin e pishinës. I dyshuari në këtë rast ende nuk është hasur nga policia.

Një tjetër rast është regjistruar në Podujevë, ku është arrestuar një shtetas i Shqipërisë, nën dyshimin se kishte sulmuar fizikisht motrën e bashkëshortes së tij.

Në Viti, një person është arrestuar pasi dyshohet se kishte kanosur babanë e tij pas një mosmarrëveshjeje familjare. Ndërkaq, në Deçan është arrestuar një person që dyshohet se në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike ndaj familjarëve të tij. Sipas policisë, i dyshuari kishte marrë edhe veturën familjare pa dijeninë e prindërve, si dhe një trotinet elektrik, të cilin më pas e kishte shitur.

Dy raste të tjera janë raportuar në Pejë. Në njërin prej tyre, një grua dyshohet se për një kohë të vazhdueshme ishte përballur me dhunë fizike dhe psikike nga bashkëshorti, ndërsa ishte kanosur edhe nga vjehrri i saj. Gjatë bastisjes së shtëpisë së të dyshuarve, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, dy karikatorë, 252 fishekë dhe një leje valide për armë. Të dy personat janë arrestuar, ndërsa njëri është dërguar në mbajtje dhe tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

Në rastin tjetër në Pejë, një grua dyshohet se ishte kanosur dhe përballur vazhdimisht me dhunë psikike nga bashkëshorti i saj. I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Policia ka bërë të ditur se në shumicën e rasteve të dyshuarit janë arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rastet e tjera janë duke u trajtuar nga organet kompetente.