KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Други спортови

Косово го заврши турнирот „Трофеј на нациите на IHF“ со пораз

Ракомет

 

Hendbollistet e Kosovës e kanë përfunduar paraqitjen në turneun “IHF Nations Trophy” me humbje ndaj Bullgarisë, në ndeshjen e cila ishte e vlefshme për vendin e tretë.
Hendbollistet kosovare u mposhtën me rezultatin 23:20 në përballjen e zhvilluar të dielën në Kranevo të Bullgarisë.
Pjesa e parë e ndeshjes i takoi përfaqësueses së Kosovës, e cila ishte vazhdimisht në epërsi. Megjithatë, në pjesën e dytë bullgaret arritën ta përmbysnin rezultatin dhe në fund siguruan fitore me tri gola dallim.
Në paraqitjen e Kosovës ndikuan edhe lëndimet e shumta, por hendbollistet kosovare, pavarësisht vështirësive fizike, vazhduan të luftonin deri në fund.
FHK-ja ka shkruar se turneu në Bullgari i ka shërbyer përzgjedhësit Nenad Shoshtariq për të zgjeruar bazën e lojtareve në të cilat mund të llogarisë për sfidat e ardhshme.
Kosovën në muajin mars e presin kualifikimet për Kampionatin Evropian, ndërsa në prill do të garojë në fazën e fundit kualifikuese për Kampionatin Botëror.