KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Други спортови

Формула 1, Антонели победи во Остин, сепак мора да почека за титулата

Кими Антонели

Kimi Antonelli e ka fituar garën në Austin të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Formula 1, por duhet të bëj ende për t’u bërë kampioni më i ri i të gjitha kohëve. 

I dyti garën e përfundoi Charles Leclerc i Ferrarit, ndërsa Max Verstappen i Red Bullit, i treti. 
Ngasësi i skuderisë së Mercedesit, 20-vjeçari Antonelli, duhej që shoku i skuadrës, George Russell, të përfundonte i nënti apo më poshtë në këtë garë, dhe Lewis Hamiltoni i Ferrarit të përfundonte në pozitën e katërt. Për këtë arsye, duhet të pres ende për ta festuar titullin. 

Antonelli i prin renditjes me 365 pikë, me 123 pikë më shumë se Russell. Deri në fund të garës kanë mbetur edhe 125 pikë, nga pesë gara. 

Kjo do të thotë se Antonellit i duhen vetëm edhe dy pikë në Meksikë për ta fituar kampionatin. Italiani i ka fituar nëntë gara në këtë sezon. 

Hamiltoni është i treti në renditje, prapa Russellit.