Artistët Sam Fender, Harry Styles dhe Billie Eilish do të performuesit kryesorë në festivalin e njohur britanik “Glastonbury” 2027, duke përbërë grupin më të ri të artistëve kryesorë të këtij festivali në shekullin XXI, ka shkraur Чувар.
Organizatorët kanë publikuar emrat e parë të artistëve që do të performojnë në festivalin e qershorit të ardhshëm. Sam Fender do të hapë mbrëmjen e së premtes, Harry Styles do të jetë në skenë të shtunën, ndërsa Billie Eilish do ta mbyllë festivalin të dielën.
Deri në muajin qershor 2027, Fender dhe Styles do të jenë 33 vjeç, ndërsa Eilish vetëm 25. Për Sam Fender dhe Harry Styles kjo do të jetë hera e parë që kryesojnë skenën në “Glastonbury”. Ndërsa Billie Eilish do të rikthehet si protagoniste për herë të dytë, pasi në vitin 2022 u bë artistja më e re solo me performancë kryesore në festival.
Një tjetër befasi e madhe është pjesëmarrja e legjendës së muzikës Cher, e cila do të marrë pjesë në programin tradicional të së dielës, të rezervuar për artistët ikonë të muzikës.
Festivali i vitit 2027 do të shënojë gjithashtu debutimin e grupit elektronik gjerman Kraftwerk në “Glastonbury”, si dhe të dyshes kanadeze Angine de Poitrine.

Në mesin e emrave të tjerë të njohur që do të performojnë janë The xx, Lily Allen, Little Simz, Massive Attack, FKA twigs, Chase and Status, Robyn, Ellie Goulding, Kacey Musgraves dhe Teddy Swims.
Edicioni i ardhshëm vjen pas një viti pushim në 2026, periudhë që organizatorët ia kushtuan rikuperimit të fermës Worthy, ku mbahet festivali.
“Jemi shumë të lumtur që po rikthehemi pas vitit të pushimit. Donim t’ju jepnim që tani një shije të asaj që ju pret në Glastonbury 2027, me këtë përzgjedhje të jashtëzakonshme artistësh”, ka deklaruar organizatorja Emily Eavis.
Ajo ka shtuar se emra të tjerë do të bëhen publikë në fillim të vitit të ardhshëm.
Megjithatë, fansat do të duhet të paguajnë më shumë për të marrë pjesë. Biletat e vitit 2027 kushtojnë 408 funte britnaike, përfshirë tarifën e rezervimit prej 5 funtesh, krahasuar me 378.50 funte në vitin 2025. Biletat u shitën brenda pak minutash pas daljes në shitje më 4 tetor.
“Glastonbury” 2027 pritet të rikthehet me një program të pasur muzikor, duke bashkuar yjet e rinj të pop-it me emrat legjendarë dhe artistët më të rëndësishëm të muzikës ndërkombëtare.