KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
SHOWBIZ

Рита Ора ја објави новата песна „The Current“

Рита Ора

Рита Ора

Фото: Асошиетед прес

  • Подготви: Вита Абраши-Кајтази

    Вита Абраши-Кајтази
  • 10 ноември 2026 11:17 часот

  • Споделете на:

Shqiptarja me fame botërore, Rita Ora, ka publikuar këngën e saj më të re, të titulluar “The Current”, e cila është pjesë e kolonës zanore të filmit të ardhshëm të animuar “ViQueens”.

Kënga është publikuar më 10 nëntor 2026 dhe vjen në bashkëpunim me Chris Dimas, Gage McGuire, Dalton Lam, Madison Nicol, Ethan Anderson dhe Michael Dawson.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Ora, përmes një postimi në rrjete sociale.

“Kënga e re ka dalë! ‘The CURRENT’ nga filmi im i ri ‘ViQueens’”, ka shkruar ajo.

“The Current” është në dispozicion në platformat muzikore, përfshirë Spotify, Apple Music dhe Anghami.

Traileri i filmit të animuar "ViQeens":