KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
SHOWBIZ

Сопствениците на авторските права на Елвис Присли ја тужат компанијата за вештачка интелигенција Anthropic

Елвис Присли

Елвис Присли

Фото: Асошиетед прес

  • Превод: Вита Абраши-Кајтази

    Вита Абраши-Кајтази
  • 27 октомври 2026 10:45 часот

  • Споделете на:

Pronarët e të drejtave autoriale të muzikës së Elvis Presley kanë paditur kompaninë e inteligjencës artificiale “Anthropic”, duke e akuzuar se ka përdorur pa leje 274 këngë të legjendës së rockut për të trajnuar modelin e saj, “Claude”, ka shkruar БиБиСи.

Padia është ngritur nga kompania “Authentic Brands Group”, e cila zotëron të drejtat për këngët e Elvis Presley. Ajo kërkon dëmshpërblim deri në 41 milionë dollarë, duke pretenduar se “Anthropic” ka shkelur të drejtat e autorit pa paguar për licencimin e këngëve.

Në mesin e këngëve që pretendohet se janë përdorur pa autorizim janë hite të njohura si “All Shook Up”, “Can’t Help Falling in Love”, “Don’t Be Cruel” dhe “Return to Sender”.

Në padinë e saj, “Authentic Brands Group” pretendon se kompania e inteligjencës artificiale ka ndërtuar biznesin e saj mbi shkeljen masive të të drejtave të autorit.

“Katalogu i këngëve të Elvis Presley përmban disa nga krijimet muzikore më novatore, revolucionare, me ndikim dhe më jetëgjata në historinë e muzikës”, thuhet në dokumentet e padisë.

Kompania pretendon gjithashtu se “Anthropic” i ka përdorur këngët për të krijuar materiale të reja pa lejen e mbajtësve të të drejtave.

“Anthropic” i ka mohuar akuzat dhe është zotuar se do ta mbrojë veten në gjykatë.

“Nuk pajtohemi me këto pretendime dhe synojmë ta mbrojmë plotësisht çështjen tonë”, ka deklaruar një zëdhënës i kompanisë për BBC-në.

Në padi thuhet se, edhe pas vendosjes së masave mbrojtëse për të parandaluar shkeljet e të drejtave të autorit, modeli “Claude” vazhdon të prodhojë materiale që mund t’u ngjajnë tepër këngëve origjinale.

Sipas paditësve, kur iu kërkua të rikrijonte këngë të caktuara për një publik modern, inteligjenca artificiale prodhoi versione me struktura, refrene dhe vargje të ngjashme me origjinalet.

“Kjo shkon përtej frymëzimit dhe afrohet me riprodhimin e këngës së mbrojtur nga e drejta e autorit, edhe kur fjalët ndryshohen”, thuhet në padi.

Kjo nuk është padia e parë me të cilën përballet “Anthropic” për përdorimin e materialeve të mbrojtura nga e drejta e autorit. Kompania është paditur edhe nga përfaqësues të industrisë muzikore, përfshirë “Universal Music Group” dhe “Reservoir”, për pretendime që lidhen me përdorimin e teksteve të këngëve.

Vitin e kaluar, “Anthropic” ra dakord të paguante 1.5 miliardë dollarë për të zgjidhur një padi kolektive të ngritur nga autorë librash, të cilët e akuzuan kompaninë se kishte përdorur veprat e tyre për trajnimin e modeleve të inteligjencës artificiale.