KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
SHOWBIZ

Британското Министерство за правда покрена истрага по пораката на Расел Бренд објавена од затвор

Расел Бренд на суд

Расел Бренд на суд

  • Превод: Вита Абраши-Кајтази

    Вита Абраши-Кајтази
  • 17 ноември 2026 10:20 часот

  • Споделете на:

Ministria e Drejtësisë ka nisur një hetim për të shqyrtuar nëse Russell Brand ka shkelur rregullat e burgut, pasi komediani, i cili ndodhet në burg, publikoi një mesazh ku pretendonte se ishte i pafajshëm për veprat penale seksuale, vetëm pak ditë pas shpalljes së tij fajtor.”

Mesazhi u lexua nga bashkëshortja e tij, Laura Brand, në një video të publikuar në kanalin e tyre në YouTube, vetëm pak ditë pas dënimit të tij.

“Unë nuk jam fajtor për veprat për të cilat jam dënuar me burg”, thuhej në mesazhin e Brand.

51-vjeçari po vuan një dënim prej 10 vjetësh e gjashtë muajsh burg, pasi më 5 nëntor u shpall fajtor për një përdhunim dhe tri raste të tjera të sulmit seksual, në Gjykatën e Southwark në Londër.

Në mesazhin e tij, Brand bëri të ditur se është transferuar nga burgu Wandsworth në burgun HMP Littlehey, në Cambridgeshire, një institucion ku mbahen burra të dënuar për vepra seksuale.

Ai ka folur edhe për kushtet në burg, duke thënë se stafi ishte i sjellshëm dhe i përkushtuar.

“E kuptoj se nuk jam në pozitë të gjykoj askënd. Nuk e di cilët prej burrave këtu janë të pafajshëm e cilët jo. Por të gjithë janë njerëz që meritojnë dashuri, lutje dhe falje”, ka thënë ai për të burgosurit e tjerë.

Çka rrezikon Brand?

Të burgosurit kanë të drejtë të deklarojnë se janë të pafajshëm, por nuk lejohen të bëjnë publikisht deklarata nga burgu që mund t’u shkaktojnë vuajtje viktimave. Gjithashtu, komunikimi me mediat lejohet vetëm në raste të veçanta dhe me miratimin e autoriteteve të burgut.

Nëse vërtetohet se Brand ka shkelur rregullat, ai mund të përballet me masa disiplinore, përfshirë humbjen e përkohshme të privilegjeve, si përdorimi i telefonit, apo edhe zgjatjen e dënimit.

Zëdhënësi i kryeministrit britanik e cilësoi mesazhin si “qartësisht të papranueshëm” dhe ka thënë se rasti po hetohet me urgjencë.

“Presim që të merren masa nëse konstatohet se janë shkelur rregullat”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë, Mia Latter, e cila pretendon se Brand e ka përdhunuar kur ajo ishte 16 vjeçe dhe ka vendosur të mos mbetet anonime, e ka cilësuar mesazhin si një fyerje ndaj viktimave dhe sistemit të drejtësisë.

“Është fyerje për të gjitha gratë që dolën në gjyq, për anëtarët e jurisë që dhanë kohën e tyre dhe për të gjithë sistemin e drejtësisë penale”, u shpreh ajo në një intervistë për Channel 5.

Edhe sekretari i Jashtëm britanik, Ed Miliband, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Brand.

“Krimet e tij janë të tmerrshme. Është e neveritshme që sot nuk tregon asnjë pendesë dhe asnjë simpati për viktimat”, ka thënë ai.

Autoritetet ende nuk kanë dalë në një përfundim nëse Brand ka shkelur rregullat, pasi mesazhi u publikua nga bashkëshortja e tij dhe ekziston mundësia që të jetë shkruar para shpalljes së dënimit.

Ndërkohë, çështja ka rikthyer në diskutim edhe mundësinë e ndryshimit të ligjeve për moshën e pëlqimit seksual në Britani, me propozimin për vendosjen e kufijve të ndryshëm sipas rrethanave dhe moshës së personave të përfshirë.