KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
SHOWBIZ

Поранешната партнерка го обвини Расел Бренд за насилство и злоупотреба откако беше осуден на затвор

Russell Brand në gjyq

Russell Brand në gjyq

  • Превод: Вита Абраши-Кајтази

    Вита Абраши-Кајтази
  • 10 ноември 2026 12:28 часот

  • Споделете на:

Jemima Goldsmith, ish-partnerja e aktorit dhe komedianit britanik Russell Brand, ka deklaruar se ka përjetuar dhunë, kontroll dhe abuzim gjatë lidhjes së tyre, vetëm pak orë pasi ai u dënua me më shumë se 10 vjet burgim për përdhunim dhe sulme seksuale, ka shkruar Страна Шест.

Goldsmith, 52 vjeçe, e cila ishte në një lidhje me Brand për rreth një vit, në vitin 2013-2014, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social X.

“Jam e mahnitur nga guximi i grave që dolën përpara gjatë gjyqit të Brand, treguan historitë e tyre, dëshmuan dhe e bënë të mundur që drejtësia të vihej në vend”, ka shkruar ajo.

Më pas, Goldsmith zbuloi se kishte pasur edhe vetë përvoja të dhunshme me të.

“Edhe unë kam përjetuar personalisht dhunën, kontrollin imponues dhe abuzimin e tij”, ka deklaruar ajo.

Ajo tregoi se në vitin 2014 kishte telefonuar policinë për ta larguar Brand nga banesa e saj, pas një episodi të dhunshëm. Megjithatë, në atë kohë vendosi të mos ngrinte padi dhe të mos fliste publikisht, pasi shqetësohej për ndikimin që vëmendja mediatike mund të kishte te fëmijët e saj adoleshentë.

Goldsmith bëri të ditur se nuk kishte pasur më asnjë kontakt me të që nga ndarja. Ajo ka shtuar gjithashtu se kishte ndihmuar gazetarët në zbardhjen e rasteve të abuzimit dhe kishte qenë e gatshme të dëshmonte në gjykatë për sjelljen e tij, nëse do të nevojitej.

Brand u shpall fajtor për përdhunim dhe tri raste sulmesh seksuale. Sipas aktakuzës, një prej rasteve të përdhunimit ndodhi në vitin 2009, në banesën e tij në Londër. Viktima deklaroi se ai nuk kishte ndaluar, pavarësisht kërkesave të saj.

Ai u shpall gjithashtu fajtor për një sulm seksual në një lokal në Londër në vitin 2004, ku kishte prekur pa pëlqim gjoksin e një gruaje, si dhe për dy raste të tjera të sjelljes seksuale pa pëlqim, përfshirë një incident gjatë një projekti të Channel 4 në vitin 2009.

Komediani i mohoi akuzat dhe u deklarua i pafajshëm, por gjykata e shpalli fajtor dhe e dënoi me më shumë se 10 vjet burgim.

Russell Brand u martua me Laura Gallacher në vitin 2017 dhe së bashku kanë tre fëmijë. Më parë, ai ishte i martuar me këngëtaren Katy Perry, nga viti 2010 deri në vitin 2012.