KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
војската

Успешен ден за косовското џудо - Лаура бронзена, Ахил петта награда

џудо

E premtja ishte ditë e suksesshme për xhudon kosovare. Laura Fazliu dhe Akil Gjakova kanë dhënë shenja se po kthehen në nivelin superior. Dhe kjo ka shumë rëndësi për trajnerin e Kosovës në xhudo, Driton Kuka.

Laura e Akili garuan në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe. Është garë që nuk mbledh shumë shikues, por mbledh top-xhudistë dhe ofron shumë pikë për renditjen botërore.

Laura fitoi medaljen e bronztë në kategorinë deri 63 kilogramë. Përfundimisht nuk është medalja që synonte dhe kjo ishte e qartë edhe pas luftës për vendin e tretë. 

Për Laurën është medalja e tretë e bronztë në garat Grand Slam dhe e para pas më shumë se tre vjetësh në këtë nivel. Në Grand Slame e ka edhe një të argjendtë. Këtë vit e ka edhe një të argjendtë në Grand Prix të Austrisë dhe një të bronztë në Grand Prix në Kinë. Në Lojëra Mesdhetare ishte e dyta, por ajo medalje nuk krahasohet me medaljet në garat e xhudos si Grand Slam e Grand Prix.

Si bartëse e gjashtë, Laura ishte e lirë në xhiron e parë. Në të dytën e mposhti portugezen, Joana Crisostomo. Në çerekfinale e mposhti me hedhje mjeshtërore mongolen që garon për Emiratet Arabe, Tsendbazar Mashbat. Vlerësohej favorite në gjysmëfinale ndaj polakes Angelika Szymanska. Por u befasua përmes një kundërsulmi dhe përpjekja për fitore me mbërthim nuk i doli e suksesshme. Mbeti e dëshpëruar. Për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan. Ndaj saj fitoi me tjetër hedhje të bukur, përkatësisht me “Ippon”.

“Ky është vetëm 50 për qind i potencialit të Laurës”, thotë trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka. 

Edhe Akil Gjakova ishte i lirë në xhiron e parë në kategorinë deri 73 kilogramë, ndonëse nuk ishte bartës. Në xhiron e dytë e mposhti me “Ippon” izraelitin Ohad Moritz. Në xhiron e tretë u përball me bartësin e parë dhe nënkampionin botëror nga disa javë më parë, Makhmadbek Makhmadbekovin. Ai është nga Rusia por garon për Emiratet Arabe. Akili shkëlqeu në atë luftë dhe fitoi me “Ippon” të bukur në kohën shtesë. Dominoi plotësisht.

“Përfundimisht është lufta më e mirë e Akilit që nga Lojërat Olimpike në Paris”, ka vlerësuar trajneri Kuka, i lumtur me paraqitjen e Gjakovës.

Në çerekfinale, Akili e kishte përballë kampionin olimpik në fuqi, Hidayat Heydarov. Pas një lufte të fortë prej gjashtë minutash, Heydarovi fitoi me “Yuko”, që është pika më e vogël në xhudo. Lufta ishte plotësisht e barabartë.

“Akilit i mungoi vetëm durimi. Heydarov është mbrojtur mirë, por iniciativa ishte e Akilit. Duhet të punojmë ende në këtë drejtim”, ka tërhequr vërejtjen Kuka.

Heydarovi kaloi në gjysmëfinale, ndërsa Gjakova vazhdoi në repesazh. E mposhti francezin e papërshtatshëm Joan-Benjamin Gaba me aksion të bukur pas shtatë minutave luftë. Por gjatë asaj lufte e pësoi një lëndim në kokë. Kishte gjakosje dhe iu fashua koka.

Me fashë rreth kokës doli në luftë për medalje të bronztë. Pësoi me dy uazari nga rusi Karen Galstian. 

Me vendin e pestë, Akil Gjakova i fitoi 360 pikë për ranglistën botërore. Laurës i takuan 500 pikë. 

Të premten garoi edhe Dardan Cena, që u ndal në luftën e parë në kategorinë deri 73 kilogramë. 

Por nga Abu Dabi erdhën sinjalet e duhura për kryemjeshtrin Kuka, me gjithë mungesën e adutit kryesor, Distria Krasniqi. Gradualisht Kuka po e bënë gati ekipin për ngjarjen që vlen më së shumti – Lojërat Olimpike.