KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Љубопитност

56-годишник се враќа дома по 28 години пешачење низ светот

Карл Бушби

56-vjeçari, Karl Bushby, është rikthyer në shtëpi në Britani të hënën pasi ka shpenzuar 28 vjet të jetës së tij për të ecur rreth e përqark botës.

Bushby, e ka nisur udhëtimin e tij nga Kili në nëntor të vitit 1998. Udhëtimi të cilin e kishte menduar të zgjaste vetëm 12 vjet ka nisur nga Amerika, në Rusi, pastaj në Evropë. Ai ka vizituar katër kontinente dhe 29 shtete.

Përparimi në udhëtimin e tij është ngadalësuar disa herë, për shkak të ngjarjeve të papritura që i kanë ndodhur. Kjo përfshin edhe arrestimin në Rusi nën dyshimet për spiunazh, ku ishte kërcënuar se do të depërtohej.

BBC ka raportuar se Bushby ka ecur kilometrat e fundit drejt shtëpisë së  nënës së tij, ku u takua me të për herë të parë pas 28 vjetësh.

“Ku ke qenë”, e ka pyetur me shaka Angela (nëna e tij).

Regjisori i njohur gjerman, Werner Herzog ishte gjithashtu i pranishëm  në këtë takim. Ai po planifikon të bëjë një dokumentar për aventurën e Bushby.