KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
ВЕЧЕРНИ ВЕСТИ

Се гласа за законот за Државниот завод

Законот за Бирото за конфискација на имот е одобрен

Фото: Дритон Пачарада

Mes diskutimesh për rrezikun që Byroja Shtetërore të mos jetë sërish në përputhje me Kushtetutën, është miratuar projektligji për themelimin e saj. Ai mori përkrahjen e vetëm disa prej deputetëve në opozitë, pasi ata në pushtet nuk përkrahën 11 nga 12 propozim-amendamenteve. Mes debatesh janë miratuar në lexim të dytë edhe ndryshimet në Buxhetin e shtetit

Kuvendi ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Miratimi i tij, në formën se si është proceduar në seancë, nuk është mirëpritur nga deputetët opozitarë, të cilët ngritën shqetësime për zbatueshmërinë e ligjit.

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, tha se me përmbajtjen e ligjit, nuk do të zbatohet premtimi i dhënë për punën që do të bëjë Byroja.

“Sot kjo byro nuk është më ai institucion që u referohej se do t’i luftonte ‘peshqit e mëdhenj’ për shumat milionëshe që ata i kishin marrë nga shteti i Kosovës. Sot kemi një byro që ka dy rreziqe madhore: e para, do të përdoret për shantazh politik; e dyta, do të pengojë ndjekjen penale të atyre që kanë vjedhur”, ka thënë ajo.

Megjithëse premtoi se do të votojë pro projektligjit, deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, tha se ligji ka probleme serioze dhe bie ndesh me Kushtetutën.

“Ne do ta votojmë tash, do ta votojmë prapë, sepse ky prapë bjen në Gjykatën Kushtetuese, prapë vjen... Me ju thanë që nuk e keni pasur përnime, nuk e keni pasur përnime as atëherë e nuk e keni as tash. Është një instrument elektoral, i cili është përdorur në tri cikle zgjedhore bukur fort”, ka thënë Tahiri.

Nga 24 amandamentet e propozuara për këtë ligj, 12 ishin nga opozita.

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, tek kërkoi përkrahjen për miratimin e tyre, tha se amandamentet do ta përmirësojnë ligjin dhe adresojnë kërkesat e Gjykatës Kushtetuese.

“Këto amandamente do ta bënin ligjin kushtetues në rend të parë, të dobishëm për qëllimin për të cilin është hartuar dhe do të garantonin sigurinë juridike për të gjithë ata që do të jenë objekt i hetimit”, ka thënë Gruda.

Por, nga 12 sish, deputetët e partisë në pushtet e përkrahën vetëm njërin prej tyre.

Përveç deputetëve nga radhët e Vetëvendosjes dhe të komuniteteve joserbe, Projektligji mori mbështetjen edhe të dy deputetëve prezentë të Aleancës e të deputetit të PDK-së, Rrustem Mustafës.

Pas miratimit, reagoi kryeministri Albin Kurti, i cili kujtoi se Ligji për Byronë, dy herë është kontestuar në Gjykatën Kushtetuese.

“Sot, kaloi edhe njëherë në lexim të dytë në Kuvend, për çka i falënderoj deputetët për votimin e këtij Ligji. Na vonuan për më shumë se tre vjet e gjysmë, por nuk do të na ndalin në synimin tonë të drejtë e të shumëpritur që pasurimi në Republikën tonë të jetë i drejtë, i pastër dhe në përputhje me të hyrat”, ka thënë Kurti.

Në lexim të dytë kaloi edhe Projektligji për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Buxhetin, që nxiti goxha debat në Kuvend.

Edhe për këtë Projektligj, deputetët e partisë në pushtet nuk përkrahën amandamentet e deputetëve opozitarë.