KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
ВЕЧЕРНИ ВЕСТИ

Започнува реновирањето на мостот на реката Ситница

Курти

Фото: ОПМ

Me një investim prej 700 mijë eurosh, në Mitrovicë ka nisur projekti për renovimin e urës mbi lumin Sitnica. Gurthemeli u vendos të hënën, në një ceremoni ku morën pjesë kryeministri Albin Kurti, ministri Elbert Krasniqi dhe kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci

Në Mitrovicë është vendosur gurthemeli për renovimin e urës mbi lumin Sitnica. Projekti me vlerë prej 700 mijë eurosh financohet nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Komuna e Mitrovicës së Jugut.

Në ceremoninë e mbajtur të hënën, kryeministri Albin Kurti ka thënë se ndërtimi i urave nuk është përqendruar vetëm në lumin Ibër, por edhe në pjesë të tjera të Mitrovicës.

“Sot vendosëm gurthemelin e këtij projekti të rëndësishëm, me vlerë të gjithmbarshme prej 700 mijë eurosh, ku kanë kontribuar së bashku Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Komuna e Mitrovicës. Ne ndërtojmë ura anembanë Kosovës, por natyrisht më shumë, më shpejt e më shpesh aty ku kanë munguar në të kaluarën, e kjo është pikërisht Mitrovica”, ka deklaruar Kurti. 

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, është shprehur se ura mbi Sitnicë përbën një nga pamjet e para që shohin qytetarët dhe vizitorët gjatë hyrjes në qytet. 

“Sot, edhe në inaugurimin ose fillimin e punimeve të një projekti shumë të rëndësishëm, pamja e parë që qytetarët e Mitrovicës, por edhe të gjithë mysafirët që vijnë në Mitrovicë, shumica dërrmuese e tyre gjatë hyrjes kryesore e kanë urën mbi lumin Sitnica, e cila do të ketë një pamje të re, imazh të ri”, ka theksuar Peci.  

E ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, theksoi se ky projekt është një nga investimet e përbashkëta që po realizohen përmes bashkëpunimit ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal. 

“Projekti filloi sot dhe përfundon diku në shkurt. Unë jam i bindur se kur vijmë me kryeministrin në përmbylljen e punëve këtu, do të fillojnë edhe punët e tjera të mira për qytetarët e Mitrovicës”, ka thënë Krasniqi.  

Gjatë vitit 2025, në Mitrovicë përfundoi ndërtimi i dy urave të reja mbi lumin Ibër, ndërsa e treta është në ndërtim e sipër.