KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
HRONIKA

По неколкучасовна физичка пресметка, 65-годишен маж е осомничен за убиството на својот син во Гњилане - Осуден е на еден месец притвор

Основен суд во Гњилане

Gjykata Themelore në Gjilan i ka caktuar një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e djalit të tij, 27-vjeçarit nga Gjilani në rastin që ndodhi të dielën.

Siç thuhet në njoftimin e Gjykatës, i dyshuari nga ora 00:27 deri në orët e mëngjesit, në shtëpinë e tij në fshatin Demiraj, pas një konflikti fizik me djalin, e privon nga jeta, ndërsa më parë edhe foshnja tre muajshe u gjet pa shenja jete dhe me shenja dhune, gjithashtu edhe me njolla gjaku, në shtratin e babait të saj, 27-vjeçarit e që dyshohet se ia shkaktoi vetë ky i fundit.

Babai i 27-vjeçarit, dyshohet të ketë kryer veprat penale vrasje e rëndë dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. 

“Në kërkesën e prokurorisë për caktim të masës së paraburgimit është pretenduar se i pandehuri B. D. me datë 1 nëntor 2026, në periudhën kohore pas orës 00:27 e deri në orët e mëngjesit, në shtëpinë e tij në fshatin Demiraj, Komuna e Gjilanit, pas një konflikti fizik me djalin e tij e privon nga jeta A. D., ndërsa më parë edhe fëmija D. D., është gjetur e pa jetë dhe me shenja dhune në shtratin e babait të saj, tani të ndjerit A. D., ku janë vërejtur edhe njolla gjaku, krejt këto të shkaktuara me dyshimin nga babai i saj tani i ndjeri A., ashtu që nga veprimet e të njëjtëve janë privuar nga jeta dy anëtar të familjes së tyre”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.