KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
HRONIKA

Шест случаи на семејно насилство пријавени за 24 часа

Косовската полиција

Фото: Илустрација

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e kaluara në Policinë e Kosovës.

Dy raste kanë ndodhur në Pejë, dhe nga një në Prishtinë, Lipjan, Klinë e Gjakovë.

Në dy rastet që janë raportuar në Pejë viktima kanë qenë gratë.

Në njërin prej tyre viktima ka pranuar edhe tretman mjekësor. “Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raportin policor. I dyshuari për këtë rast ndodhet në kërkim policor.

Në rastin tjetër i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka kanosur dhe ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Në rastin që është raportuar se ka ndodhur në Prishtinë thuhet se një burrë e ka kanosur me thikë një grua dhe se tek ai pas kontrollit është gjetur edhe një sasi e narkotikëve.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kanosur me thikë viktimën femër kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe tek i njëjti gjatë kontrollit është gjetur një thikë dhe një sasi prej 0.36 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë”, thuhet në raportin e Policisë.

Në konsultim me prokurorin i dyshuari thuhet se është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë për një rast tjetër që ishte raportuar të dielën në Prishtinë është arrestuar i dyshuari dhe është dërguar në mbajtje.

Në Lipjan dy burra janë përleshur mes vete por nuk është bërë i ditur raporti familjar mes tyre.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje dyshohet se ishin përleshur ndërmjet vete. Të dyshuarit pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.

Ndërkohë për rastin që është raportuar se ka ndodhur në Klinë i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

Ndërsa në Gjakovë një burrë është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj një burri tjetër dhe një gruaje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kryer veprën e lartcekur ndaj dy viktimave një femre dhe një mashkulli kosovar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin policor.