Edon Zhegrova mund ta nisë ndeshjen ndaj Napolit nga minuta e parë, shkruan të shtunën sajti “tuttojuve”.
Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, pritet t’i besojë reprezentuesit të Kosovës në krahun e djathtë.
Juventusi të dielën nga ora 20:45 e pret Napolin, në kuadër të xhiros së dhjetë të Serie A.
Sipas raportimeve Spalletti po shqyrton mundësinë e rikthimit në skemën 4-3-3, me synimin për t’i dhënë më shumë shpejtësi dhe kreativitet repartit ofensivë.
Në këtë sistem, reprezentuesi i Kosovës, Zhegrova, pritet të aktivizohet në krahun e djathtë të sulmit, ndërsa në të majtë do të luante Jeremie Boga. Në qendër të sulmit parashihet të jetë Randal Kolo Muani.
27-vjeçari Zhegrova ende nuk e ka nisur asnjë ndeshje të këtij edicioni nga minuta e parë.
Në shtatë ndeshjet e këtij edicioni, Zhegrova, është aktivizuar nga pjesa e dytë.
Zhegrova, megjithatë, nuk ka pasur shumë minuta në dispozicion, duke luajtur vetëm 185 minuta.
Жегрова играше за Јуве во италијанското првенство и има два гола и една асистенција.