KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
фудбал

Реагира голманот кој се судри со починатиот играч

Исус Овоно

Portieri Jesus Owono ka thënë të mërkurën se është duke i përjetuar ditët më të këqija të jetës së tij, pasi ishte i përfshirë në përplasjen nga e cila më pas humbi jetën futbollisti i Tenerifes, Jesus de Miguel. 

FC Andorra ka publikuar të mërkurën komunikatën për media në emër të Owonos, në të cilën portieri shprehu mbështetjen për familjen e të ndjerit.

Janë fjalët e tij të para publike, qëkur vdiq futbollisti i Tenerifes. 

De Miguel pësoi arrest kardiak pas përplasjes. Ai vdiq në spital të martën në mëngjes, në moshën 30-vjeçare. 

“Këto janë ditët më të vështira të jetës time. Kam vështirësi të gjej fjalët dhe është shumë e vështirë për mua ta kujtoj gjithë atë që ndodhi”, ka thënë portieri i FC Andorras, Owono, në komunikatën për media të publikuar nga klubi i tij. 

“Ndiej dhembje të madhe për humbjen e jetës së Jesusit”, ka thënë portieri. 

“Kujtimet janë me të, familjen e tij dhe të gjithë ata që e donin. E di se do të ketë shumë çështje për t’u trajtuar. Do të përballem me çfarëdo që vjen, me respektin më të madh. Për momentin, sinqerisht, nuk mund të mendoj diçka tjetër përveç Jesusit dhe dhembjen të cilën jemi duke e përjetuar. Prehu në paqe, Jesus”. 

Owono, që është nga Guineja Ekuatoriale, ka marrë fyerje të shumta në baza racore, para se llogaria e tij në Instagram të çaktivizohej. 

FC Andorra ka kërkuar që të tregohet ndjeshmëri dhe respekt ndaj Owonos dhe klubit, pas fyerjeve të shumta ndaj portierit. 

Raphinha tha pas dygolëshit ndaj Aston Villas në Champions se “kjo mund t’i ndodh gjithkujt”. 

Ndeshja e Tenerifes me Granadan dhe e Andorras me Mallorcan nuk do të zhvillohen këtë javë.

Një minutë heshtje në nder të tij është mbajtur në ndeshjet e Ligës së Kampionëve. De Miguel do të nderohet edhe në vikend.