KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
фудбал

Без гол во Бундеслигата подолго време, на списокот е и косовскиот играч

Флорент Муслија

Mediumi i fuqishëm gjerman “Kicker” ka bërë një listë prej dhjetë lojtarëve që janë duke e pritur golin në Bundesligë për kohë të gjatë. 

Periudhën më të gjatë pa realizuar gol në elitën gjermane e kanë Edin Xheko dhe Felix Gotze. 

Në dhjetëshen e përzgjedhur nga “Kickeri” është edhe mesfushori i Kosovës, Florent Muslija. 

Muslija është i lënduar në gju dhe nuk mund të luajë për skuadrën e Freiburgut. 

28-vjeçari për herë të fundit gol në Bundesligë kishte shënuar më 20 tetor të vitit 2018, sa ishte pjesë e Hannoverit. 

Prej asaj kohe i ka zhvilluar 34 ndeshje pa shënuar. Muslija është i treti në këtë listë. 

I dyti në listë me periudhën më të gjatë pa shënuar gol është Gotze. Ai për herë të fundit kishte shënuar më 25 shtator 2018 për Augsburgun. 

Ndërkohë, Xheko për herë të fundit në elitën gjermane kishte realizuar më 18 dhjetor 2010, sa ishte pjesë e Wolfsburgut. 

Xheko tani luan te Schalke.