Situata me lëndime te Bayern Munichu ka nisur të keqësohet edhe më shumë pas lëndimit të mbrojtësit Konrad Laimer.
Klubi më i madh gjerman ka njoftuar se Laimeri ka pësuar lëndim në nyjën e këmbës së djathtë në ndeshjen ndaj Hamburgut që përfundoi 0:0 të shtunën.
Po ashtu ka njoftuar se 29-vjeçari do t’i nënshtrohet një operimi.
Bayernit i janë lënduar edhe disa lojtarë tjerë kryesorë, përfshirë Harry Kanen, Michael Olisen e Jamal Musialan. Serge Gnabry dhe Alphonso Davies posa janë kthyer në stërvitje.