KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
фудбал

Муриќи замена во победата на Фенербахче

Ведат Муриќи

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është paraqitur nga minuta e 57-të për Fenerbahçen që të dielën e mposhti Çorumin në udhëtim me rezultatin e thellë 5:0.

Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e 11-të të Superligës së Turqisë. 

Për Muriqin, kjo ishte ndeshja e katërt radhazi në të gjitha garat që inkuadrohet në lojë si zëvendësues te Fenerbahçe. 

32-vjeçari nga Prizreni këtë edicion në 18 ndeshjet e zhvilluara ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë dy asistime. 

Mason Greenwood dhe Irfan Kahveci shënuan nga dy gola në fitoren e Fenerbahçes, ndërsa golin tjetër e realizoi Oguz Aydin. 

Te Çorumi ndeshjen e kompletoi mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Ylber Ramadani. 

Për Fenerbahçen ishte fitorja e gjashtë këtë edicion. Ka edhe një barazim dhe katër humbje. Është lartë në tabelë me 19 pikë. 

Çorumi ka tri pikë më pak në mesin e tabelës.