KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
фудбал

Лајпциг ќе го купи Груда за 25 милиони евра

Бајран Груда

Leipzigu do ta ushtrojë të drejtën e blerjes së kartonit të Brajan Grudës nga Brightoni për 25 milionë euro.

Kalimi i përhershëm i Grudës te Leipzigu do të finalizohet në verën e vitit të ardhshëm.

“Leipzigu planifikon të aktivizojë opsionin e blerjes për Brajan Grudën, i cili aktualisht është i huazuar në klub. Leipzigu beson fuqishëm në potencialin e 22-vjeçarit dhe dëshiron ta finalizojë transferimin e përhershëm. Gruda duket se po largohet nga Brightoni përfundimisht”, shkruajnë mediumet gjermane.

Gruda me Brightonin ka kontratë deri në qershor të vitit 2028.

Gruda ka dy gola dhe dy asistime në nëntë ndeshje në të gjitha garat për ekipin gjerman.