KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
фудбал

Хоџа и Шпенди тренираат одвоено од групата

Албанија

Shqipëria i ka vazhduar përgatitjet për ndeshjet ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë në Ligën e Kombeve.
Të martën stërvitje të ndarë nga grupi kanë zhvilluar Arbër Hoxha dhe Cristian Shpendi. Të dy, sipas njoftimit të FSHF-së,  kanë stërvitur individualisht për shkak të lëndimeve që kanë pësuar së fundmi me klubet e tyre.

“Të dy futbollistët pritet t’i bashkohen grupit nesër, për seancën zyrtare stërvitore në prag të ndeshjes me Finlandën. Seanca e sotme nisi me punën në palestër, ndërsa më pas trajneri Rolando Maran, së bashku me ekipin, punoi në disa situata të ndryshme loje dhe aspekte taktike”, shkruan në njoftimin e FSHF-së.

Ndeshja Shqipëri – Finlandë luhet të enjten në stadiumin “Air Albania” në Tiranë nga ora 20:45. 
Më 15 nëntor Shqipëria e luan ndeshjen e fundit të Grupit C1 kundër Bjellorusisë në udhëtim.