KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
фудбал

„Косовското дуо носи стабилност во Сион“

Крешник Хајризи

Mediumi i madh zviceran Blick ka shkruar të shtunën për dyshen e Kosovës, Kreshnik Hajrizin dhe Donat Rrudhanin. 

Hajrizi e Rrudhani vlerësohen prej lojtarëve më të rëndësishëm të Sionit. Mungesa e tyre ka bërë që Sioni të mos ketë stabilitet në mbrojtje. 

“Kreshnik Hajrizi është kthyer! Pas pesë muajsh jashtë fushës për shkak të lëndimit, qendërmbrojtësi kosovar që i mungoi Sionit, ishte në formacionin titullar të shtunën e kaluar në Kupë ndaj Chamit. Ai u zëvendësua pas pjesës së parë pas një goditje të lehtë, por i është bashkuar skuadrës. Ai pritet të jetë titullar të dielën. Mbrojtja e Sionit ka pasur mungesë stabiliteti pa të. Më shumë lajme të mira për klubin. Donat Rrudhani po ashtu është shëruar nga lëndimi dhe do të jetë i gatshëm. Ai mund të hyjë si zëvendësues në ndeshje”, ka shkruar ndër të tjera Blick të shtunën. 

Rrudhani nuk ka luajtur prej 15 shtatorit. 

Sioni të dielën nga ora 16:30 luan ndaj Lausannes. Sioni është i treti në tabelë me 19 pikë, ndërsa Lausanne në vendin e fundit me gjashtë pikë.